• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Presidenti Begaj takohet me Orban: Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

17 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Lexo edhe:

Tensionet në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës me NJOFTIMIN e rëndësishëm për pasagjerët: Anulohet fluturimet

Sulmet në Lindjen e Mesme, Begaj: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin dhe Jordaninë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar veçanërisht rolin e saj kyç gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë.
Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE.
Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit më tej sigurinë në rajon, por edhe në vetë Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj theksoi se faktori shqiptar në rajon është bashkëpunues dhe evropianist.
Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, u theksua se investimet e rëndësishme që janë kryer në sektorin bankar, telekomunikacion dhe transportin ajror janë kthyer në një sukses për investitorët dhe vendin tonë dhe, në këtë kontekst, ai ftoi sipërmarrësit hungarezë të vijnë në vendin tonë. “Të mos hezitojnë të ndjekin shembullin e kompanive shumë të suksesshme hungareze që operojnë tashmë në Shqipëri”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke i shprehur Kryeministrit Orban përkushtimin për të inkurajuar hyrjet e mëtejshme të kapitalit hungarez në vend.  
“Shqipëria inkurajon, gjithashtu, mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun e saj”, – u shpreh Presidenti i Republikës.
Në takim u bisedua edhe për rritjen e ndjeshme të vizitorëve hungarezë në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit u vlerësuan hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze edhe në fusha të tjera, si: drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi. Presidenti Begaj i shprehu Kryeministrit Orban mirënjohje për bursat e dhëna ndaj studentëve shqiptarë.
Gjatë vizitës në Hungari, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, nderoi Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e tyre që ngrihen në Budapest.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Tensionet në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës me NJOFTIMIN e rëndësishëm për pasagjerët: Anulohet fluturimet

1 Mars, 2026
Aktualitet

Sulmet në Lindjen e Mesme, Begaj: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin dhe Jordaninë

1 Mars, 2026
Aktualitet

Kush është Sokol Bizhga, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,  i “fluturuan” plumbat mbi kokë në 1997-ën!

1 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Aeroporti i Tiranës me NJOFTIMIN e rëndësishëm për pasagjerët: Anulohet fluturimet

1 Mars, 2026

I dhuroi veshkën, vëllai me fjalë zemre për motrën: Të jam mirënjohës “binjakja ime”

1 Mars, 2026

Ndodhi puthja e parë mes Gimbos dhe Selin? (VIDEO)

1 Mars, 2026

Sulmet në Lindjen e Mesme, Begaj: Shqipëria mbështet Arabinë Saudite, Kuvajtin, Katarin dhe Jordaninë

1 Mars, 2026

Kush është Sokol Bizhga, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,  i “fluturuan” plumbat mbi kokë në 1997-ën!

1 Mars, 2026

Shkarkimi i Ilir Prodës pas protestës së opozitës, zbulohet motivacioni! Detyrën e merr Sokol Bizhga

1 Mars, 2026

Fundi i epokës së Khameneit/ Vrasja e liderit suprem iranian, Teherani shpall 40 ditë zi kombëtare

1 Mars, 2026

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithëshm i Policisë, Ilir Proda

1 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.