Chelsea kishte gjithçka nën kontroll në “Stamford Bridge”, por fundi i ndeshjes me Leeds ndryshoi gjithçka, duke e përfunduar takimin me barazimin 2-2. Blutë, pavarësisht dominimit, humbën kontrollin në momentet vendimtare, çka i kushtoi shumë.
Cole Palmer ishte ylli i ndeshjes për Chelsea; ai asistoi Joao Pedro për golin e parë dhe më vonë shënoi nga penalltia e fituar nga braziliani. Kjo paraqitje e shkëlqyer erdhi pas performancës fantastike në ndeshjen e kaluar, ku shënoi tre gola ndaj Wolves. Megjithatë, Chelsea e pati të vështirë ta ruante avantazhin, veçanërisht pas një mundësi të humbur nga Palmer në minutat e fundit që mund të kishte mbyllur ndeshjen.
Mbrojtja e Chelsea-së bëri disa gabime kritike, duke i dhënë mundësinë Leeds të rikthehej. Dy gola të papritura nga mysafirët – së pari një penallti dhe më pas një barazim kaotik – siguruan një pikë të rëndësishme për ekipin në krizë. Në vend të një feste për një fitore të sigurt dhe për një partneritet të ri që po krijohej mes Palmer dhe Joao Pedro, Chelsean e mushin ndjenjat e zhgënjimit, pasi humbën një mundësi të artë për të përforcuar vendin e tyre në renditje.
Në sfidat e tjera të Premier League, Tottenham pësoi një humbje 1-2 në shtëpi përballë Newcastle, ndërsa Bournemouth arriti ta mposhtë Evertonin me rezultatin 1-2 në trasnfertë. Këto rezultate e komplikojnë edhe më shumë situatën për skuadrat, ndërsa Chelsea do të duhet të rifokusohë veten për t’u rikthyer në rrugën e duhur pas një ndeshjeje që duket se kishte çdo gjë për ta, por u mbyll në zhgënjim.











