Një granatë ka plasur ditën e sotme në në lagjen Livadhë të Himarës. Mësohet se granata ndodhej në tokën e një të moshuari dhe ka plasur teksa po punonte ullinjtë.
Nga plasja, ka mbetur i lënduar një 85-vjeçar. I moshuari është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Plotë:
Himarë/Informacion paraprak Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./









