Një 48-vjeçar është plagosur me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë”.
Policia njofton se gjatë një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur shtetasi D. N., 48 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Berat u vu në pranga.











