• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

PL mbledh kryesinë, Meta i udhëzon me letër nga burgu: Organizoni protesta periodike kundër SPAK, kundërpërgjigje ndaj sjelljes armiqësore që ka me mua

20 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tirane- Në një letër të hapur, të lexuar nga Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, në emër të Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë kërkon nga burgu nisjen e protestave para Prokurorisë së Posaçme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Meta i shkruan mbështetësve të tij se protesta duhet të jenë periodike, kundër arrestimit të tij dhe për të denoncuar aferat, që sipas Metës, SPAK i amniston.

“Organizoni protesta periodike paqësore kundër SPAK, denonconi aferat korruptive që SPAK po i amniston. Çmontoni këtë organizatë që i shërben narkoregjimit”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tij, që e lexoi sot (20 Nëntor) në mbledhjen e Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm, Tendi Blushi.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Pasi lexoi letrën, Blushi u shpreh se “sot do marrim vendimin për të organizuar protestën e radhës para organizatës së SPAK”, si dhe “luftës ballore me këtë narkoshtet dhe narkoregjim”.

Pjesë nga letra e Ilir Metës:


“Kamikazët skapistë kishin frikë se mos prishja provat, por e vëfrteta ishte se unë nuk kisha gjë në dorë për të prishur provat. Edhe një nga fansat më të mëdhenj të SPAK dikur, Baton Haxhiu, u shpreh publikisht se ishte i shokuar nga mediokriteti profesional i skapistëve, në respektimin e fakteve dhe provave.


S’kam asnjë pozitë të prish prova, se s’jam as kryeministër, as ministër, as kryeparlamentar apo anëtar i qeverisë. E vërteta është se SPAK jo vetëm fsheh provat dhe faktet, por intimidon dëshmitarët dhe një pjesë të tyre i ka marrë peng për shkak të problemeve që ata kanë pasur në të kaluarën.


Tani që afrohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, SPAK ka marrë vendim të arrestojë kryetarin e PL për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama, sepse po të ishte i lirë Meta, do çmontonte të gjithë skapistët publikisht, por edhe do fuqizonte partinë e lirisë dhe opozitën.


Shumëfishoni angazhimin tuaj në terren për t’i dhënë goditje narkoregjimit, narkodrejtësisë dhe skapistëve të kapur nga regjimi. Kërkoj nga ju që në përgjigje ndaj sjelljes armiqësore ndaj PL dhe meje të organizoni protesta paqësore ndaj SPAK-ut, për të denoncuar të gjitha aferat skandaloze të Ramës, por edhe veprimet e SPAK. Jo vetëm që SPAK-u s’i dënon, por merret me disa bedela, që Ramës s’i interesojnë. Punoni për 5 prioritetet dhe planin 4 mln shqiptarë. Ne do ta fitojmë këtë betejë për hir të ekzistencës së kombit tonë. Kur të flasim për këtë kohë, do themi në kohën e sorosianëve dhe mcgonigalëve, ose në kohën e kolerës”.

Tags: Ilir metaplTedi blushi

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.