Publikimi i dosjeve të lidhura me Jeffrey Epstein ka sjellë në vëmendje debatet mbi abuzimet dhe perversitetin brenda elitave të fuqishme në nivel global. Në një analizë për Top Channel, analisti Arjan Curri thekson se fenomenet e tilla nuk janë të panjohura as për Shqipërinë. Ai shprehet se në çdo shoqëri, sidomos në ato të vogla, krijojnë elita që ndihen mbi ligjin. Curri shpjegon se njerëzit me pushtet dhe pasuri ekstemr i kthehen perversitetit si një ideologji, pasi ndjehen të pakapshëm nga ligji dhe fillojnë të mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan.
Analisti sjell një paralelizëm me historinë, duke përmendur Perandorin August dhe vilën e tij në Kapri, ku zhvilloheshin praktika të rënda imorale nën vëzhgimin e elitave të pasura. Ai argumenton se ky fenomen nuk është i ri dhe ka ekzistuar në forma të ndryshme për gjatë historisë. Curri thekson se qëndrimi i elitave të pakontestueshme prodhon një sëmundje morale, e cila shpeshherë bashkon konservatorët ekstremë me liberarë ekstremë në përpjekjet për të justifikuar sjellje të tilla.
“Perversioni i elitave shpesh kalon në nivelin e ideologjisë,” thotë ai. Sipas tij, individë të tillë mendojnë se do ta “kalojnë vdekjen” përmes këtyre sjelljeve, duke e konsideruar atë një mënyrë për të fituar imunitet ndaj vdekjes, kur kjo në të vërtetë është një iluzion.
Curri përfundon se kjo situatë kërkon reflektim dhe veprim; në një moment individët ose vendosin të ndalojnë këto sjellje, ose sistemi i përjashton ata. Kështu, shqetësimi që ka lindur rreth çështjeve të abuzimit dhe marrëdhënieve të dyshimta në radhët e elitave vazhdon të jetë një temë e rëndësishme diskutimi, si në Shqipëri ashtu edhe në mbarë botën.











