Përplasjet e protestuesve të rinj vijojnë edhe sot me policinë e shtetit. Pas ministrisë së Arsimit, protesta u zhvendos te bulevardi para Kryeministrisë.
Studentë dhe gjimnazistë hodhën gurë në drejtim të policisë.
Efektivët iu përgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës të shumtë në sasi.
Sakaq, bëhet me dije se policia ka bllokuar valët e telefonit në bulevard.











