Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën “Gjergj Kastrioti”. Në ngjarje janë përfshirë katër automjete: një Mercedes Benz, një Toyota, dhe dy Audi, njëra prej të cilave ishte e parkuar.
Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, shtetasi Mane Xhelaj, 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, shtetasi Gerisian Gjishti, 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit. Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta!











