Një aksident fatal është shënuar në rajonin Bathinda të Punjabit në Indi ku një autobus me 46 pasagjer në bord ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal. Të paktën 8 persona kanë humbur jetën, siç raportojnë parapriakisht mediat indiane dhe 26 të tjerë janë plagosur rëndë.
Autobusi i përkiste kompanisë Neë Guru Kashi Transport dhe ishte nisur nga Sardulgarh në drejtim të Bathinda. 13 kilometra lard destinacionit final, autobusi papritur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar duke rënë në kanal.
Një pasagjer tha se moti po binte shumë shi dhe patritmas filloi një stuhi e madhe dhe ranë vetëtima dhe më pas autobusi ra dhe u përmbys në kanal.
Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF), Policia vendase e disa ekipe vullnetare mbërritën menjëherë në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët.Të 46 personat, duke përfshirë shoferin dhe konduktorin, u shpëtuan nga të cilët 34 persona u dërguan në spitalet në Talwandi Sabo dhe në Spitalin e Qarkut Bathinda. Tetë persona u deklaruan të vdekur dhe pjesa tjetër janë nën trajtim, thanë zyrtarët vendas.