• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Përmbyllet me sukses stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

9 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” u përmbyll me një ceremoni të veçantë, të organizuar në Ditën e Vizitorëve të Shquar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të larta nga Shqipëria dhe partnerët ndërkombëtarë, mes të cilëve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, E Ngarkuara me Punë e SHBA, znj. Nancy Van Horn, Zv.ministri i Mbrojtjes z. Enkelejdi Joti, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Gjeneral LaPoint, Gjeneral McKinney si dhe komandantë të forcave e anëtarës të komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Të ftuarit ndoqën disa nga demonstrimet e trupeve në kuadër të kësaj stërvitjeje, që është një ndër operacionet më të rëndësishme për forcimin e sigurisë kolektive në rajonin euroatlantik.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

Në fjalën e tij përshëndetëse, Gjenerallejtënant Arben Kingji vlerësoi lart angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe kontributin e aleatëve në realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta. Ai theksoi se pjesëmarrja aktive e FA-ve, me trupa, mjete dhe infrastrukturë, përbën një tregues të qartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë së tyre për të përballuar sfidat e mjedisit të sigurisë bashkëkohore.

“Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e qartë e partneritetit strategjik dhe e përkushtimit të ndërsjellë për forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike. Stërvitja testoi në kohë reale gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe kapacitetet reaguese të forcave pjesëmarrëse, si dhe tregoi aftësinë tonë për të mbështetur operacione të përbashkëta në një mjedis kompleks e shumëdimensional”, u shpreh Gjenerallejtënant Kingji.

Stërvitja u zhvillua në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në fokus të veçantë ishte zhvillimi i aftësive për operacione të spektrit të plotë, duke përfshirë dislokimin e forcave, mbrojtjen nga sulme konvencionale dhe jo-konvencionale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta në mjedise shumëdimensionale.

Forcat shqiptare luajtën një rol kyç në drejtimin dhe zbatimin e skenarëve stërvitorë nga rajoni i Zall-Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin e Brigadës Shumëkombëshe dhe oficerë nga SHBA, Kosova dhe Kroacia.

Gjenerallejtënant Kingji falënderoi në mënyrë të veçantë Komandën e Forcave Amerikane për Evropën dhe Afrikën për zgjedhjen për të tretin vit radhazi të rajonit tonë si vend mikpritës të kësaj stërvitjeje madhore, duke e cilësuar atë si dëshmi të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“‘Defender Europe 25’ konfirmoi edhe një herë angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara si aleat strategjik në forcimin e sigurisë rajonale dhe euroatlantike,” nënvizoi ai, duke shtuar se “përballë kërcënimeve hibride dhe tensioneve rajonale në rritje, përgjigjja jonë është e qartë: stërvitje të përbashkëta, ndërveprim operacional dhe partneritet afatgjatë”, theksoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Tags: DEFENDERSTERVITJE

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.