Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi mbrëmjen e sotme, se 90 civilë alavitë janë ekzekutuar nga forcat e sigurisë në rajonin e Latakias, bastion i kësaj pakice myslimane nga vjen ish-presidenti sirian Bashar al-Assad.
Drejtori i Observatorit i tha AFP se 90 alavitë, duke përfshirë të paktën gjashtë gra u ekzekutuan nga forcat e sigurisë të qeverisë së re, në rajonet e Bania, Latakia dhe Jableh.
Sipas kësaj organizate joqeveritare, në përleshjet janë vrarë 45 luftëtarë besnikë të Asadit dhe 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Bazuar në këtë raport të fundit, numri i të vdekurve nga përleshjet që shpërthyen dy ditët e fundit ka shkuar në 185.











