• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Përfundon sot afati i aplikimeve! Gledis Nano në kërkim të karriges së kreut të BKH-së, i trajnuari nga amerikanët në garë për te Byroja Kombëtare e Hetimit

6 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të premte, 6 qershor, pritet që të përfundojë edhe afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se deri në këto momente janë paraqitur katër kandidatura të cilët synojnë detyrën e drejtorit të BKH-së. Mes tyre mësohet se qëndron edhe emri i Gledis Nanos, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Pas kalimit në disa faza testimi dhe vlerësimi, komisioni i ngritur pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet që së shpejti t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për postin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Lexo edhe:

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

Kjo fazë vjen në kuadër të përfundimit të mandatit pesëvjeçar të drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnaj, e cila do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i institucionit, Altin Dumani, si dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra. Pas përfundimit të procedurave të vlerësimit, emri i përzgjedhur do t’i propozohet zyrtarisht Këshillit të Lartë të Prokurorisë për emërim.

Kush është Gledis Nano:

Gledis Nano, ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai u shkarkua me vendim të qeverisë nga kjo detyrë në një ditë të nxehtë gushti të vitit 2022, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.

Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjoze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017 është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI. 

Ai u emërua në detyrën e kreut të Drejtorisë të Anti-Terrorit që prej 17 shkurtit 2016, pas një pune të gjatë dhe eksperience 17 vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit. Më pas ai mori postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, detyrë të cilën e mbajti për një periudhë të shkurtër.

Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit muaj më parë nga Shqipëria të diplomatëve iranianë.

Në 17 gusht të vitit 2021, Nano u vlerësua nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim me një çmim të rëndësishëm. Ai vlerësohej për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global.

Në certifikatë shkruhej “Për partneritetin e jashtëzakonshëm dhe dedikimin në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë Shqipëri, dhe përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit. Vendosmëria juaj dhe përkushtimi në luftën kundër terrorizmit ka sjellë kredite të mëdha e të shtuara tek vetja juaj edhe për Drejtorinë e Antiterrorit dhe Policinë e Shtetit”.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025
Aktualitet

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025
Aktualitet

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Suvatim i tmerrshëm, ngjan si objekt lagjeje”, arkitektja Orgeta Likaj: Projekt i detajuar nëse do të ndërhyhet në Spaç

6 Qershor, 2025

“Absurde ta kthesh Spaçin si në ’73 për një film”, Fatos Lubonja: Një shkatërrim i kujtesës, fshijnë gjurmët e historisë. Një ndjenjë e keqe…

6 Qershor, 2025

VIDEO/ Kosova përmbys Armeninë, spektakël golash në stadiumin “Fadil Vokrri”

6 Qershor, 2025

Burgu i Spaçit muze, aktivisti Arnen Sula: Fotot tregojnë të kundërtën, gjithçka po bëhet në shërbim të filmit dhe jo projektit të miratuar

6 Qershor, 2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025

Sulmi rus mbi Ukrainë, Zelensky: Putini po blen kohë për të vazhduar luftën

6 Qershor, 2025

Sherr për parkimin në Ksamil mes 2 turqve dhe një banori vendas, përfundojnë në spital. Policia shoqëron disa persona (EMRAT)

6 Qershor, 2025

Turizmi masiv nën kontroll: Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit

6 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.