• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 10 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Ekstra Showbiz

Për këtë javë vetëm një shenjë do shkëlqejë! Meri Shehu e zbulon parashikim e javës

17 Shkurt, 2025
tek Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Si çdo të hënë astrologia e njohur Meri Shehu në studion e “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin e javës për 12-të shenjat e horoskopit. Sipas saj kjo javë në përgjithësi do të jetë e vakët, pasi nuk do të ketë shumë lidhje të fuqishme planetare. Prandaj ishte e pritshme që vlerësimi për shenjat të ishte i ulët. Gjatë kësaj jave shumë shenja të horoskopit do të hasen me probleme të ndryshme në sferën financiare, profesionale dhe atë personale. Por, në këto ditë të vështira vetëm një prej shenjave triumfoi, duke u vlerësuar nga Meri Shehu me 5 yje dhe bëhet fjalë pikërisht për Peshqit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Kjo është java më e varfër në kuptimin e lidhjeve planetare. Nuk ka lidhje kaq të fuqishme planetare saqë ne astrologët të themi se çfarë po ndodh. Dy lidhje ka vetëm, në datën 18 kalon Dielli nga shenja e Ujorit në shenjën e Peshqve, kështu që këta të fundit duhet ta dinë që hyn në datën 18 Dielli në shenjën e tyre. Në datën 20 është një lidhje mes Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Binjak. Kjo nuk është lidhje shumë e mirë, është një lidhje e vështirë, por në të dyja rastet ndikimet do të jenë në kryqin e shenjave të lëvizshme siç janë Peshqit, Virgjëresha, Shigjetari dhe Binjakët. Nga Dielli do të ndikohen të lindurit në 10 ditëshin e parë të këtyre shenjave, kurse nga Mërkuri me Jupiterin do të ndikohen të lindurit në 10 ditëshin e dytë, por këta do ta kenë disi më të vështirë. Do të kenë pesimizëm, nuk do të godasin në shenjë, do të kenë gjithmonë disa lëvizje të pakuptimta apo lëvizje të paqarta”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 2 yje: Dielli në shenjën e Peshqve nuk është ndikimi më i fuqishëm për Dashët, është në shtëpinë e 12-të të tyre. Do të mbyllen më shumë në vetvete dhe do të bëhen më shumë autokritikë. Shpresojmë që shumë Dashë të mos e kalojnë cakun e kritikave të mëdha me veten, sepse nuk i dihet se si do ndikojë në vendimet e tyre në përgjithësi. Megjithatë janë në një moment të bukur erotik, sepse vazhdon Afërdita të jetë në shenjën e tyre.

Lexo edhe:

Prime i BBVA 5 nis me bujë, Stine lë shtëpinë sa filloi spektakli

Arrestohet aktori turk Can Yaman, akuzohet për trafik dhe konsum droge

Demi, 3 yje: Duhet të kalojnë më shumë kohë me shoqërinë, ose të kuptojnë gabimet e së kaluarës sidomos Demët e lindur në 10 ditëshin e dytë. Do të ndjehen peng i së kaluarës, ose nuk do të ndjejnë një shok apo mbështetës të vërtetë në jetën e tyre. Disa Demë do të kërkojnë të ndërtojnë një aureolë të bukur, por Demët nuk janë ata që japin, por ata që marrin dhe këtu ngatërrohet situata.

Binjakët, 3 yje: Duhet të kenë kujdes sidomos të lindurit në 10 ditëshin e dytë nga ky ndikimi i Mërkurit në Peshk me Jupiterin në Shigjetar sepse mund të kenë humbje pune, biseda jo të qarta, vendimmarrje jo të qarta dhe nuk do të godasin në shenjë. Shumë Binjakë në këtë kohë nuk do ta kenë shumë atë refleksin të qenit “shoferi” në jetën e tyre.

Gaforrja, 3 yje: Është java e fundit që Marsi do të jetë i kundërt në shenjën e tyre. Do të vazhdojë Marsi të jetë në shenjën e tyre, por javës tjetër do të çlirohet nga kundërshtimi. Kështu që Gaforret do ta përjetojnë këtë javë si fundin e vështirësive apo ngatërresave. Megjithatë varet se sa do mbetet për t’u parë se sa do të rezistojnë edhe këtë javë me Marsin që i ka çorientuar në marrëdhëniet personale dhe familjare.

Luani, 2 yje: Në çështjet ekonomike do të kenë disi varësi në këtë periudhë. Nuk shkëputen dot nga ideja e një menaxhimi apo e një humbjeje. Luanët do të ndjehen sikur janë afër një koshereje me bletë dhe do të pickohen. Nuk do të arrijnë dot që të krijojnë qetësinë e tyre dhe do të ngacmohen më shumë se sa duhet. Prandaj duhet të kenë kujdes këtë javë, sidomos datën 20.

Virgjëresha, 3 yje: Janë më të ekuilibruar se sa javën e kaluar, por përsëri janë një nga shenjat që do të dominohen në fushën e marrëdhënieve. Do të vihen përballë një përzgjedhjeje qoftë për çështje pune apo bashkëpunimi, ose do të shikojnë detajet e një situate rreth të cilës duhet të reflektojnë mirë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë problematika në lidhje me punën ose çështjet ligjore.

Peshorja, 2 yje: Do të merren më shumë me çështjet ekonomike sepse u duket që u është bërë një prapaskenë, ose dikush po fut duart në fitimet e tyre. Këtë javë do të ndjejnë një pasiguri, sidomos në datën 20 Peshoret do të shikojnë se çfarë kanë humbur ose çfarë rrezikojnë të humbin në çështjet ekonomike.

Akrepi, 4 yje: Shndërrin Dielli në Peshk rreth datës 18, që ka të bëjë me dashurinë, erotizmin, ose një punë krijuese. Akrepët e lindur në 10 ditëshin e parë mund ta shfrytëzojnë këtë gjë, kurse ata të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë humbje të atyre marrëdhënieve që kanë pasur deri tani.

Shigjetari, 3 yje: Janë shenja që përballen në katërkëndësh me Peshqit, ku futet Dielli në shenjën e Peshqve dhe ju jep një dritë në çështjet familjare, i qetëson ose u jep një ngrohtësi. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë të shenjës do të shikojnë një shpërbërje ose një debat kryesisht në çështjet familjare. Megjithatë çështjet ekonomike presin që të marrin “të drejtat” e tyre.

Bricjapi, 4 yje: Dielli futet në Peshk dhe shumë Bricjapë në këtë periudhë do duan që të jenë të qetë dhe më bashkëpunues. Do të ndjekin një rrugë më paqësore dhe më ëndërrimtarë, të mos jenë kaq të ftohtë apo arrogantë. Të lindurit në 10 ditëshin e parë të javës do të gjejnë rrugën e duhur të kësaj jave, kurse të lindurit në 10 ditëshin e dytë do e kenë disi më të vështirë.

Ujori, 4 yje: Do të merren më shumë me çështjet ekonomike dhe do të kenë një avantazh të madh, sidomos të lindurit në 10 ditëshin e parë. Të lindurit në 10 ditëshin e dytë do të kenë më shumë shpenzime, ose do të duket sikur nuk po fitojnë gjë. Do u duket sikur duan që t’i japin duart një personi që pretendohet ta nxjerrin nga jeta e tyre.

Peshqit, 5 yje: Peshqit do të kenë Dielli në shenjën e tyre, një ndriçim dhe reflektim shumë i madh. Vetëm të lindurit në 10 ditëshin e dytë mund të kenë lajme jo të mira pune, ndonjë shkëmbim idesh të paqarta ose një debat në lidhje me punën. Të lindurit në 10 ditëshin e parë do të shkëlqejnë.

Nga Kategoria

Ekstra

Prime i BBVA 5 nis me bujë, Stine lë shtëpinë sa filloi spektakli

10 Janar, 2026
Bota

Arrestohet aktori turk Can Yaman, akuzohet për trafik dhe konsum droge

10 Janar, 2026
U sulmua me barbarizëm, Elton Tozaj zbulon arsye më të vërtetë pse nuk e raportoi ngjarjen!
Showbiz

U sulmua me barbarizëm, Elton Tozaj zbulon arsye më të vërtetë pse nuk e raportoi ngjarjen!

10 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Prime i BBVA 5 nis me bujë, Stine lë shtëpinë sa filloi spektakli

10 Janar, 2026

Vrasja e 37-vjeçares nga agjenti i ICE, përshkallëzohen protestat në SHBA

10 Janar, 2026
"Roli i diasporës në zhvillimin e vendit" / Spiropali në takimin me Këshillin Koordinues: Samiti i IV-t i Diasporës do të mbahet në prill.

“Roli i diasporës në zhvillimin e vendit” / Spiropali në takimin me Këshillin Koordinues: Samiti i IV-t i Diasporës do të mbahet në prill.

10 Janar, 2026

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: Do jemi aty

10 Janar, 2026
“Lëndime në mendje dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë alarmante të mjekëve: Shumica janë të rinj, morgu është plot…

“Lëndime në mendje dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë alarmante të mjekëve: Shumica janë të rinj, morgu është plot…

10 Janar, 2026
Nga 9 deri më 18 shkurt, përfundimet në rastin Thaçi dhe të tjerët.

Nga 9 deri më 18 shkurt, përfundimet në rastin Thaçi dhe të tjerët.

10 Janar, 2026
Serie A: Kone dhe Soule ndihmojnë Romën, verdhekuqtë e Gasperinit e barazojnë Milanin

Serie A: Kone dhe Soule ndihmojnë Romën, verdhekuqtë e Gasperinit e barazojnë Milanin

10 Janar, 2026

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të mbrojtur të ardhurat nga nafta e Venezuelës

10 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.