• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 27 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Për herë të parë në histori, Japonia zgjedh një grua si kryeministre

21 Tetor, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në një moment historik për Japoninë patriarkale, Sanae Takaichi është zgjedhur sot si kryeministrja e parë femër e vendit, pasi parlamenti japonez votoi për udhëheqësin e ri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Takaichi, një konservatore e vendosur, vjen në krye të qeverisë në një periudhë të trazuar, me sfida ekonomike në rritje dhe një klimë politike të përçarë e të bllokuar.

Zgjedhja e saj vjen vetëm pak ditë përpara vizitës së planifikuar të Presidentit amerikan Donald Trump në Japoni, duke shtuar rëndësinë e momentit si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Goditja e grupit të drogës, këto ishin gjimnazet ku shpërndahej lënda narkotike, zbulohet furnizuesi, roli i ish policit

Gjykata e Posaçme lë në burg Bledar Çafin

Takaichi njihet për qëndrimet e saj të thella konservatore që kanë alarmuar pjesëtarët e partisë së saj. Ajo mbështet ndryshimin e kushtetutës paqësore të Japonisë dhe është një vizitore e rregullt e një faltoreje të diskutueshme që përfshin emrat e të dënuarve për krime lufte gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, ajo është kundër martesave të së njëjtës gjini dhe kundërshton nismën për t’u lejuar çifteve të martuara përdorimin e mbiemrave të ndryshëm, një çështje që po fiton gjithnjë e më shumë mbështetje publike në Japoni.

Pikëpamjet e saj të ashpra ndaj Kinës mund të përkeqësojnë marrëdhëniet rajonale, ndërsa brenda vendit ajo përballet me skepticizëm lidhur me propozimet e saj ekonomike për rritje të shpenzimeve dhe ulje të taksave, në një kohë kur inflacioni dhe kostoja e jetesës kanë arritur nivele rekord.

Në fillim të tetorit, Takaichi u zgjodh udhëheqëse e Partisë Liberal Demokratike (LDP), një parti tradicionalisht konservatore, pavarësisht emrit të saj. Ajo mundi kundërshtarët, duke sinjalizuar një zhvendosje të partisë më në të djathtë, pas humbjeve të rënda në dy zgjedhjet e fundit parlamentare.

Megjithatë, rruga e saj drejt postit të kryeministres nuk ishte e thjeshtë. Pas skandalit të fondeve të fshehta që rrëzoi nga pushteti ish-kryeministrin Shigeru Ishiba, LDP humbi shumicën parlamentare si dhe aleatin e saj 26-vjeçar, partinë Komeito.

Për të siguruar një shumicë të re, LDP formoi një koalicion me partinë opozitare Nippon Ishin (Partia për Inovacionin e Japonisë), e cila ndan disa nga vlerat konservatore të Takaichi, si kufizimet më të rrepta për emigracionin. Si pjesë e marrëveshjes, u ra dakord edhe për një ulje me 10% të numrit të deputetëve.

Tani, me 120 milionë qytetarë për t’u përgjigjur, Takaichi përballet me sfida të mëdha. Rritja e çmimeve të produkteve bazë siç është orizi, që ka gati dyfishuar çmimin nga viti i kaluar, do të jetë një nga çështjet më urgjente. Po ashtu, Japonia përballet me një normë të ulët lindshmërie, fuqi punëtore në rënie dhe një popullatë në plakje të vazhdueshme.

Shtimi i pakënaqësisë ndaj emigracionit masiv, tronditjet ekonomike të shkaktuara nga tarifat e papritura të administratës Trump dhe humbja e besimit të publikut ndaj LDP-së janë vetëm disa nga plagët që Takaichi do të duhet të shërojë.

Me Japoninë që ka pasur katër kryeministra në pesë vitet e fundit, Takaichi, që disa e quajnë “Zonja e Hekurt” e Japonisë, do të duhet të sjellë rezultate të shpejta nëse dëshiron të qëndrojë në pushtet më gjatë se paraardhësit e saj.

Nga Kategoria

Kryesore

Goditja e grupit të drogës, këto ishin gjimnazet ku shpërndahej lënda narkotike, zbulohet furnizuesi, roli i ish policit

27 Shtator, 2026
Kryesore

Gjykata e Posaçme lë në burg Bledar Çafin

27 Shtator, 2026
Kryesore

Operacioni “Shkolla të pastra”, Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditja e grupit të drogës, këto ishin gjimnazet ku shpërndahej lënda narkotike, zbulohet furnizuesi, roli i ish policit

27 Shtator, 2026

Gjykata e Posaçme lë në burg Bledar Çafin

27 Shtator, 2026

Operacioni “Shkolla të pastra”, Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë

27 Shtator, 2026

Papa Leone XIV mbërrin në Lourdes, mijëra besimtarë marrin pjesë në Meshën në shenjtëroren e famshme

27 Shtator, 2026

Trafik droge nga Shqipëria drejt Greqisë, ndalohet shoferi dhe pasagjeri i furgonit, sekuestrohen rreth 90 kg

27 Shtator, 2026

Operacioni ‘Shkolla të pastra’, goditen disa grupe që shisnin drogë pranë shkollave, 31 të arrestuar, 14 në kërkim (EMRAT)

27 Shtator, 2026

Zhvillohet sot Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve dhe si do devijohen linjat e autobusëve

27 Shtator, 2026

Rama mesazh sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

27 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.