• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen

11 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike, kujtoi 11 dhjetorin e 1990 kur 34 vite më parë u krijua forca e parë opozitare. Në ceremoni u nda edhe një mesazh i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg.

“Jeni ju demokratët e palodhur që i jepni shpirt kësaj partie. Do doja të isha sot aty me ju. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur PD u krijua, e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë, sepse shqiptarët çdo ditë e me shumë marrin rrugët për shkak të keqqeverisjes. Zgjedhjet po vijnë, do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen, asgjë nuk i ndal demokratët”, tha Salianji.

Nga arresti shtëpiak për aferën Partizani, një fjalim mbajti edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Përmes një videomesazhi ai sulmoi SPAK.

Lexo edhe:

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

“Rama urdhëroi SPAK për ndjekjen penale të Berishës. Prokurorët politikë brenda tre javësh nisën hetime 30-vjeçare ndaj Berishës”, tha Malltezi.

Mesazhi i plotë i Salianjit

Demokrate e demokratë,

Miq, shokë,

Bashkëpunëtorë e kolegë,

I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja.

Jeni ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.

Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë  t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua.  E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë  ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protestë pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes.

Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.

Është kaq e qartë që goditjet, presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët  e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve . Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion sot përpëliten në frikë ë në mjerim.

Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë  nën ankthin që presin që në të veprojmë. Të jemi më shumë , më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë i kanë lënë.

Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e ne boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!

Kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike  që ne gjimnaz me angazhimet që një i ri mund të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem i dënuar për shkak të një denoncimit një konference për shtyp, të një dëshmie e fajtuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë. Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin.

Dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë. Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët.

Zoti i bekoftë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Tags: ervin salianjipd

Nga Kategoria

Ekonomi

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

19 Maj, 2025
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025
Aktualitet

Votat e diasporës/ PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat

19 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

19 Maj, 2025

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025

U diagnostikua me kancer, reagon Joe Biden: Faleminderit që më mbështesni

19 Maj, 2025

Votat e diasporës/ PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat

19 Maj, 2025

Ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, prifti niset me helikopter drejt Traumës

19 Maj, 2025

E rëndë në Prishtinë/ Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur

19 Maj, 2025

Gjykata e Apelit liron nga burgu Safet Gjicin

19 Maj, 2025

Plas grushti në mes të Tiranës, dy qytetarë rrihen me njëri-tjetrin, i marrin pistoletën policit (VIDEO nga sherri)

19 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.