Në një intervistë me AFP, trajneri i Monakos, Pocognoli, pranoi se Pogba është më afër se kurrë të debutojë për klubin. Megjithatë, ai ishte i kujdesshëm dhe shmangu caktimin e ndonjë afati për këtë. “Komunikimi im do të mbetet i thjeshtë, si analiza jonë e brendshme,” tha Pocognoli kur u pyet nëse Pogba është afër rikthimit. Ai theksoi se do ta gjykojnë atë bazuar në atë që ofron tani, duke shprehur gjithashtu shpresën që ai të jetë afër futjes në fushë.
Pocognoli shprehu optimizmin e tij duke thënë se kur Pogba është në fushë, ai e sheh atë të lumtur dhe të përqendruar për t’u rikthyer në nivelin e tij më të lartë. Ai pranoi se puna e tij dhe e stafit është të sigurohen që Pogba arrin kushtet optimale fizike. “Roli im tani është ta ndihmoj atë me stafin,” shtoi ai. “Nëse arritmë ndonjëherë t’i sjellim një buzëqeshje në fytyrë gjatë ndeshjeve profesionale, do të ishte fantastike.”
Pocognoli gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përvojës dhe liderësisë së Pogba, duke e inkurajuar atë të ndihmojë gjeneratën e re. “Gjatë një nga takimeve të mia të para të brendshme, fola për trashëgiminë e klubit. Besoj se liderët, si Paul, duhet të kalojnë njohuritë e tyre tek brezat e rinj,” tha ai. “Këta lojtarë me përvojë duhet të jenë mentorë për ata më të rinjtë. Duhet të siguroj që ata të kenë sukses.”
Në përfundim, Pocognoli theksoi se sa më shumë liderë të jenë në skuadër, aq më shumë do të shpërndahet presioni. Sipas tij, nëse Pogba përdoret si duhet, grupi mund të përfitojë nga ndikimi i tij. Kjo tregon se klubi shpreson të shohë një Pogba të ri e të fortë në fushë, ndihmuar nga përvoja e tij dhe nga angazhimi i stafit të trajnerëve.










