• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Pas Shtëpisë së Bardhë dhe Senatit, republikanët shpresojnë të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve

9 Nëntor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Republikane po shkon drejt kontrollit të plotë të Kongresit amerikan, ndërsa i duhet të sigurojë fitoren e të paktën 6 vendeve të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve për të marrë drejtimin, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press. Pas fitores së Shtëpisë së Bardhë, republikanët siguruan edhe shumicën në Senat. Sipas ekonomistëve, rezultatet e zgjedhjet kanë ndikuar që bursa amerikane ta mbyllë javën me përfitime të larta të paparashikuara.

Bursa amerikane mbylli javën duke shënuar rritje të paparashikueshme pas konfirmimit të fitores së republikanit Donald Trump, çka tregon rritje të besimin se tani priten politika të favorshme për biznesin. Ndërkohë Nevada, një tjetër shtet fushëbejtë, konfirmoi fitoren e republikanit Donald Trump. Ky është shteti i gjashtë fushëbetejë, nga shtatë sa ishin në tërësi në këto zgjedhje, që u fituan nga zoti Trump.

Rritja në bursën amerikane u ndikua edhe nga vendimi i Bankës Qëndrore e cila uli normat e interesit me një çerek përqindjeje, të enjten.

Lexo edhe:

Dronët spiunë rusë mbi Gjermani paraqesin një kërcënim më të madh

Marrëveshja Verde Evropiane dhe industria e automobilave – një betejë për të mbijetuar?

Kevin Nicholson, nga banka ‘Riverfront Investment’ thotë se ai mendon se bursa amerikane mund të vazhdojë të fitojë terren.

“Tregu mund të vazhdojë të rritet për 6 deri në 12 muajt e ardhshëm. Mendojmë se jemi në mes të ciklit të rritjes. Për sa kohë që Banka Qëndrore vazhdon të ulë normat e interesit dhe të lehtësojë politikat monetare, ky është një lajm i mirë për investimet dhe siguron rritje më të lartë”, thotë zoti Nicholson.

Ndërkaq, ende pritet të shpallet rezultati përfundimtar për Dhomën e Përfaqësuesve.

Republikanët kanë siguruar shumicën në Senat. Ata kanë 53 vende nga 100 ligjvënës që ka kjo dhomë e Kongresit. Ndërsa demokratët kanë 46 vende.

E vetmja garë deri pasditën e së shtunës, ku nuk është përcaktuar ende fituesi, është ajo për senatorin që do të përfaqësojë Arizonën. Demokrati Ruben Gallego ka epërsi prej 1.1 % kundrejt republikanes Kari Lake.

Republikanët janë në epërsi edhe në garën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka 435 ligjvënës. Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, deri pasditën e së shtunës, republikanët kanë siguruar 212 vende, ndërsa demokratët 200. Republikanëve iu duhen edhe 6 vende për të siguruar shumicën në dhomën e ulët të Kongresit, që nëse konfirmohet, i siguron Presidentit të zgjedhur Donald Trump mundësi të lehta për të miratuar legjislacione që përfaqësojnë zotimet që ka bërë gjatë fushatës, sidomos në lidhje me ekonominë dhe emigracionin.

Presidenti i zgjedhur Trump, gjatë fushatës ka paralajmëruar vënien e tarifave, jo vetëm ndaj rivalit kryesor Kinës, por edhe vendeve evropiane.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të premtën se Bashkimi Evropian ka kompetencat për t’u marrë me çdo tarifë të mundshme që presidenti i zgjedhur amerikan mund të vendosë.

“Unë nuk mendoj se duhet të spekulojmë shumë për këtë çështje. BE-ja ka kompetencat për të bërë atë që është e nevojshme. Por ne të gjithë duhet t’u japim një mundësi bisedimeve fillimisht”, tha zoti Scholz pas një takimi jozyrtar të bllokut në Budapest.


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu foli për rëndësinë e bashkëpunimit me Uashingtonit nën administratën e re republikane.

Një nga ndryshimet që mund të bëjë vetë blloku evropian është mundësia e zëvendësimit të gazit të lëngshëm rus (LNG) me atë nga Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë takimit në Budapest e kemi përmendur si temë me interes gazin e lëngshëm. Ne ende importojmë shumë gaz të lëngshëm nga Rusia dhe pse mos ta zëvendësojmë me gazin e lëngshëm amerikan, i cili është më i lirë për ne dhe ul çmimet tona të energjisë. Kjo dhe deficiti tregtar janë diçka për të cilin mund të nisim një diskutim”, tha zonja Von der Leyen.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump paralajmëroi gjatë fushatës zgjedhore se blloku 27-vendesh do të duhet të “paguajë një çmim të madh” pasi nuk blen mjaftueshëm eksporte amerikane dhe ka kërcënuar me tarifa 10% për të gjitha importet evropizane në Shtetet e Bashkuara./VOA

Tags: shbaTrump

Nga Kategoria

Bota

Dronët spiunë rusë mbi Gjermani paraqesin një kërcënim më të madh

10 Shtator, 2025
Bota

Marrëveshja Verde Evropiane dhe industria e automobilave – një betejë për të mbijetuar?

10 Shtator, 2025
Bota

“Blloko gjithçka”/ Sindikatat paralajmërojnë protesta masive në Francë, pritet ndërprerja e transportit

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kosmar për Lionel Messin dhe Argjentinën! Një nga lojtarët kyç është pezulluar për hapjen e Kupës së Botës 2026 pas ndëshkimit me karton të kuq në humbjen ndaj Ekuadorit.

10 Shtator, 2025
Dronët rusë përfunduan pranë shtëpive, Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore.

Dronët rusë përfunduan pranë shtëpive, Polonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s pas shkeljes së hapësirës ajrore.

10 Shtator, 2025
“Diskutimi mbi profilin e ministrave është po aq çfarë do të shqetësohej për trashegun e autobuzit”, thotë akademiku Fuga për Qeverinë e re: ‘Politikë skizofrenike’ nëse do të kishte ministër nga opozita.

“Ia arritëm si në epokën e Ismail Vlorës dhe Princ Vidit”, ironia e akademikut Fuga: Nga qeveria aktuale te opozita që bashkëqeveris, kemi pesë qeveri të shpallura zyrtarisht

10 Shtator, 2025

“Imposible të bësh FIFA-n të kuptojë” – skandali i dëmtimit të Ousmane Dembele shkakton revoltë nga sindikata e lojtarëve francezë, ndërsa presidenti kërkon ndërhyrje nga shteti për të lehtësuar kalendarin.

10 Shtator, 2025
25-vjeçari nga Laçi i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Spanjë

Vëllezërit dhe një tjetër person akuzohen se plasin 24-vjeçarin në Berat.

10 Shtator, 2025

Opozita bëhet gati për “luftë”, Berisha mbledh Kryesinë, një ditë para njoftimit të kabinetit qeveritar “Rama 4”

10 Shtator, 2025
Macron emëron një kryeministër të ri për Francën!

Macron emëron një kryeministër të ri për Francën!

10 Shtator, 2025

“Qendrim për tu admiruar” – Roberto Martinez vlerëson Cristiano Ronaldon për “performancën e kapitenit” në fitoren e Portugalisë ndaj Hungarisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

10 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.