Një prej firmave të ndërtimit e cila po punon në qytet për vendosjen e linjave të reja të ujit të pijshëm ka lënë të gjithë lagjen “Pavarësia” në Vlorë pa energji elektrike.
Siç raportohet gjatë punimeve kjo firmë ka dëmtuar linjën kryesore të transmetimit të energjisë elektrike për lagjen “Pavarësia” duke lënë me qindra banesa në errësirë totale.
Ndërkohë, në terren ndodhen dhe punonjës të OSHEE, të cilët prej disa orësh po punojnë për riparimin e defektit dhe kthimin e energjisë në zonë.
Nuk dihet se kur do të riparohet dëmi, ndërsa banorët e zonës vijojnë të jenë në terr.










