• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e famshme: Po përpiqem çdo ditë të kuptoj se si të eci përpara

22 Shtator, 2025
tek Bota, Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Influencuesja Emilie Kiser është rikthyer në TikTok, katër muaj pas vdekjes së djalit të saj, Trigg, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në maj, pasi u mbyt në pishinën familjare. Vogëlushi ishte vetëm tre vjeç.

“Përshëndetje! Nuk e di as çfarë të them”, e nisi videon Emilie, e cila kishte vendosur një varëse me emrin e djalit të ndjerë, duke shtuar:

“Ka kaluar kohë që prej herës së fundit që kam hyrë këtu (në TikTok). Nuk do gënjej, jam shumë nervoze tani. Nuk jam e sigurt nëse ka ndonjë mënyrë të duhur për ta nisur këtë video, por do të bëj më të mirën time”.

Lexo edhe:

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: Ende nuk jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Takim ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të funksionojë si një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e

Ajo shtoi se i kishin munguar shumë njerëzit me të cilët ka ndërtuar një komunitet në TikTok.

“Më ka munguar shumë të flas me ju çdo ditë. E dua shumë këtë komunitet që kemi krijuar këtu dhe shpresoj që duke u rikthyer dhe duke ndarë atë që zgjedh të ndaj, të mund të rilidhem me ju dhe ndoshta, të ndihmoj dikë tjetër që po kalon një situatë të ngjashme.”

Emilie theksoi: “Kam qenë offline për ca kohë. Po përpiqem çdo ditë të kuptoj se si të eci përpara, si ta rindërtoj jetën time”.

Duke përmendur se sa të vështira kanë qenë muajt e fundit, Emilie theksoi se “nuk ka ndërmend të fshehë dhimbjen apo të shtiret në videot e saj”.

“Nuk do të sillem sikur gjithçka është në rregull dhe nuk dua që të duket kështu me faktin që po rikthehem dhe po krijoj sërish përmbajtje në TikTok. Kjo është shumë terapeutike për mua. Më mungon të flas me ju, por nuk e di si do të duket e gjithë kjo në vijim. Nuk e di sa shumë jam gati të ndaj, sidomos kur bëhet fjalë për rrugëtimin tim me dhimbjen.”

Influencuesja pranoi se ende “po përpiqet ta përpunojë gjithçka ndodhi, çdo ditë, në mënyrën më të mirë që mundet”.

“Nuk e di kur do të jem plotësisht gati. Nëse po kaloni diçka të ngjashme, dua vetëm t’ju them se ju dua, jam këtu për ju dhe e kuptoj sa e vështirë është.”

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e

Përpara se të mbaronte videoja, ajo ndau një moment duke pastruar shtëpinë.

“Kam pak kohë tani, ndaj do të rregullojmë shtëpinë për javën që vjen,” përfundoi ajo. “Jam e emocionuar për këtë. Gjithmonë ndihem më mirë kur e filloj javën me një shtëpi të pastër, ndaj hajde të pastrojmë bashkë. Nëse doni të më shihni duke pastruar, vazhdoni të më shikoni.”

Trigg u gjet pa ndjenja në pishinën e familjes në Arizona nga i ati, Brady Kiser. Sipas raportit të policisë, Trigg kishte mbetur pa mbikëqyrje në oborr për më shumë se 9 minuta dhe kishte qenë “në ujë për 7 nga ato minuta”.

Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe u shpall i vdekur më 18 maj. Në atë kohë, Brady ishte i vetmi prind në shtëpi me Trigg dhe djalin tjetër të çiftit, Theodore, 6 muajsh. Brady, sipas raportit, kishte vendosur një bast prej 25 dollarësh për një ndeshje të NBA-së (New York Knicks), më shumë se një orë përpara se Trigg të mbytej në pishinën e oborrit. Ai fitoi 102.50 dollarë nga ai bast.

Policia e Chandler, Arizona, raportoi se “vëmendja e Brady-t ishte “e ndarë” mes kujdesit për fëmijët dhe ndjekjes së lojës”.

Pas vdekjes së Trigg, Emilie Kiser ngriti padi ndaj disa institucioneve në Arizona për të mbajtur private detajet e vdekjes së djalit të saj.

Ajo foli publikisht për herë të parë në muajin gusht:

“Trigg është bebushi ynë dhe miku ynë më i mirë. Drita dhe shpirti që solli në këtë botë ishin të ndritshme, të pastra dhe plot gëzim. Na mungon çdo sekondë, çdo ditë dhe ecja përpara shpeshherë bëhet e padurueshme! Nuk e kisha menduar kurrë se do të përjetonim dhimbjen në këtë mënyrë, kaq të papritur. Është një dhimbje, trishtim dhe boshllëk që asnjë familje nuk duhet të përjetojë ndonjëherë.”

Pas 4 muajsh, rikthehet dhe flet për mbytjen e djalit influencuesja e

Ajo vazhdoi më tej: “Marr përgjegjësinë e plotë si nëna e Trigg dhe e di që duhej të kisha bërë më shumë për ta mbrojtur. Një nga mësimet më të dhimbshme që mora është se një rreth sigurie i përhershëm për pishinën mund t’i kishte shpëtuar jetën dhe kjo është diçka që nuk do ta injoroj më kurrë. Shpresoj që, mes kësaj dhimbjeje, historia e Trigg të ndihmojë në parandalimin e humbjes së fëmijëve të tjerë dhe të mos lejojë që familje të tjera të përjetojnë një dhimbje të tillë.”

Tags: Emilie Kiserinflencer

Nga Kategoria

Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: Ende nuk jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 Shtator, 2025
Takim ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të funksionojë si një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik
Lajme

Takim ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të funksionojë si një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik

22 Shtator, 2025
Bota

Garë me kohën: Sa orë në javë zë udhëtimi në vendin tuaj?

22 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Gjermania pengon sanksionet e BE-së ndaj Izraelit: Nuk ndikon në procesin e vendimmarrjes politike

Veliaj reagon ndaj Këshillit Bashkiak: Nuk kam pranuar njoftim zyrtar për shkarkimin. Nuk më është dhënë mundësia për…

22 Shtator, 2025

“Është pjesë e përballjes!” – Roy Keane kritikon Pep Guardiola për ankesat e njohura vetëm një muaj pas fillimit të sezonit të ri.

22 Shtator, 2025

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak: Ende nuk jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 Shtator, 2025
Takim ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të funksionojë si një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik

Takim ndërkombëtar për marinat inteligjente në Monako/ Balluku: Rrjeti do të funksionojë si një pikë kyçe për zhvillimin ekonomik

22 Shtator, 2025

Garë me kohën: Sa orë në javë zë udhëtimi në vendin tuaj?

22 Shtator, 2025
I arrestuar i dyshuar për grabitjen e mbi 20 mijë eurove nga çanta e viktimës në Deçan

I arrestuar i dyshuar për grabitjen e mbi 20 mijë eurove nga çanta e viktimës në Deçan

22 Shtator, 2025
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin për shkak të fotos me cigare në ambient të mbyllur

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin për shkak të fotos me cigare në ambient të mbyllur

22 Shtator, 2025

“Kërcet” arma në Vlorë, raportohet për të plagosur (Detaje)

22 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.