• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Partia “Mundësia” prezanton kandidatët, Agron Shehaj: Ndryshimin rrënjësor mund ta sjellim vetëm ne! 

27 Mars, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Mundësia ka prezantuar kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryetari Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij është shprehur se forca e tij politike nuk bën pazare, por është e vendosur për të “përmbysur një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia.”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Shehaj gjithashtu u shpreh se, Shqipëria ka nevojë për ndryshim, dhe këtë mund ta sjellë vetëm Partia Mundësia.

Ai shtoi se kandidatët janë njerëz me një vullnet të jashtëzakonshëm që nuk hyjnë në politikë për pushtet, por për t’ia kthyer pushtetin shqiptarëve.

Lexo edhe:

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

“E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne.

Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës.

Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.

Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.

Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve”, tha ai.

Agron Shehaj: Mirë se keni ardhur në prezantimin e kandidatëve të Partisë Mundësia. Të dashur miq, para një viti i gjysmë nisëm një betejë që shumë kush e quajti të pamundur. Të ndërtonim një forcë politike të re, të pastër, të ndershme dhe të vendosur për të përmbysur një sistem të kalbur nga korrupsioni dhe paaftësia. Na ndan një muaj e gjysmë nga zgjedhjet, dita kur ne do të korrim frytet e punës që kemi bërë deri më sot. Nuk është koha për të pushuar, por të shtojmë ritmin dhe të flasim me çdo shqiptar që nuk na ka dëgjuar.

E vërteta është se Shqipëria ka nevojë për një tronditje të madhe, për një ndryshim rrënjësor dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm ne. Ne nuk jemi këtu për të bërë pushim. Por për të luftuar. Nuk është një fushatë zbavitjeje, por një përballje mes së vërtetës dhe gënjeshtrës. Në këtë sallë jemi mbi 500 qytetarë dhe kjo është vetëm një provë e asaj që do të ndodhë në të gjithë vendin.

Shqiptarët po zgjohen dhe po kuptojnë se Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Po kujtojmë se nuk janë vetëm, se ka një alternativë, që ekziston një parti që nuk është pjesë e pazareve dhe që nuk janë në shitje.

Sot do të prezantojmë kandidatët tanë, janë njerëz të zakonshëm, por të jashtëzakonshëm në vullnetin e tyre për t’i shërbyer vendin. Ky është ndryshimi ynë, ne nuk hyjmë në politikë për pushtet, por për t’i kthyer pushtetin shqiptarëve. Na presim ditë intesive, por bashkë dhe me vendosmëri do ta çojmë këtë betejë deri në fund. E ardhmja nuk ndërtohet vetë, ne do ta ndërojmë hap pas hapi, qytet pas qyteti, me zë të lartë dhe me zemër të pastër. Ky është projekti ynë.

Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Erald Kapri, ka deklaruar se ka ardhur koha për një Shqipëri ndryshe, ku suksesi i secilit nuk varet nga lidhja me pushtetin, por nga puna e ndershme.

“Jemi mbledhur sot këtu sepse e ndjejmë se jemi në një moment historik. Pas dekadash të lodhshme tranzicioni, e shohim se ka ardhur koha për një Shqipëri ndryshe, ku suksesi i secilit nuk varen nga lidhja me pushtetin, por nga puna e ndershme. Ku suksesi, aftësia dhe talenti mund të vendosin për të ardhmen, dhe jo privilegjet e pak njerëzve.

Ne e dimë që rruga që kemi zgjedhur nuk është e lehtë, por e duhura. Besojmë te integriteti, besueshmëria, transparenca, vlera që këto 34 vjet janë injoruar dhe shkelur.

Mundësia do ofrojmë. Do u ofrojmë shqiptarëve një shtet të vogël, që i shërben qytetarëve. Një shtet më me pak taksa, me më pak shpenzime administrative. Pra një ekonomi të lirë, ku ai që punon, ai ia del”, tha Kapri.

Barbara Doda, tjetër kandidate për deputete e Partisë Mundësia, në qarkun Tiranë, foli për rolin e gruas në politike, duke thënë se është sfidë, por kur bëhesh zëri i atyre që nuk falsin dot, është detyre dhe vendosmëri.

“Të dashur miq, të jesh një grua është sfidë, por për të qenë një grua që hyn në politikë për të qenë zëri i atyre që janë të heshtura, është një detyrë që kërkon guxim dhe vendosmëri.

Kur vendosa të hyj në politikë, nuk ishte për të zënë një karrige, nuk e kam ndjekur kurrë pushtetin, por për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, një të ardhme që do të doja ta kisha patur vetë.Dua tu kërkoj vajzave dhe grave, që kanë pasion për politikë, të na bashkohen, që sfidat mos ti përballojmë të vetme, por bashkë”, tha ajo.

Tags: Agron shehajpartia mundesia

Nga Kategoria

Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026
Bota

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.