• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 4 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit”, Meta reagon nga burgu: Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin

6 Mars, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta ka reaguar sërish nga burgu, ku këtë herë i është referuar synimeve të Partisë së Lirisë përpara për zgjedhjet e 11 majit.

Ndër të tjera ai përmend edhe koalicionin e PL-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e tjerë, përpara votimeve.

“𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐅𝐮𝐪𝐢 𝐄𝐤𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐚 𝐌𝐚𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐨𝐫𝐞! 🇦🇱

Lexo edhe:

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për përdhunim

I dënuar me rreth 4 vite burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij.

Edhe 2 muaj për të frenuar rrokullisjen e ekonomisë kombëtare dhe të shumicës dërrmuese të familjeve shqiptare.
Një koalicion gjithëpërfshirës si asnjëherë më parë sapo ka nisur këtë betejë finale që do të përcaktojë Shqipërinë e dy dekadave të ardhshme.

Partia e Lirisë është gati dhe do t’i ndezë të gjithë motorët e saj.

Prej një viti ajo ka një Program shumë konçiz dhe solid: Pesë Prioritete për 4 milion shqiptarë plus.

Jo rastësisht Prioriteti ynë i pesë është Shqipëria Fuqi Eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera:

1. Ndalimi i shpopullimit.
2. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve.
3. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor.
4. Fuqizimi i Bujqësisë dhe Ushqimit.

Shqipëria e panaireve elektorale i duhet gaztorit të “Rilindjes” që shumica e forcës më aktive i ka ikur jashtë këto 12 vite, ndërsa vendi eksporton vetëm 8% të Prodhimit të Brendshëm Brutor, aq sa edhe 30 vite më parë.
Ndërkohë që rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë.

Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe përsa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve.
Por nuk mjafton vetëm Programi i shkëlqyer që ka opozita dhe tërësisht i financueshëm.

Duhet edhe fuqizimi i organizimit për t’u përballur me Partinë që është shkrirë me shtetin, sipas OSBe.
Ndaj finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të Fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësvie të rënda shtetërore dhe politike.

Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj.
Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj.

Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm.
Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet.
Po kështu i kishte pronto edhe McGonigalët për të manipuluar opinionin publik dhe provokuar opozitën, por edhe për të garantuar heshtjen dhe mosveprimin e SPAK dhe Prokurorisë ndaj krimeve të panumërta zgjedhore, deri në gjakderdhje si ajo e Elbasanit 2021.

Partia e Lirisë është e vendosur të mbajë dhe rrisë peshën e saj në këtë përballje vendimtare.
Ajo i ka të gjitha potencialet për të arritur një rezultat historik dyshifror në këto zgjedhje.
Me përjashtim të dy qarqeve nuk ekziston asnjë qark ku Partia e Lirisë nuk e ka mundësinë për të marrë të paktën një mandat në koalicion, përmes përzgjedhjes së emrave sa më aktivë, përfaqësues dhe konsensualë në listat e hapura.
Po kështu edhe partitë e tjera aleate do ta kenë këtë mundësi që me forcat e tyre të arrijnë, përmes kandidatëve në listat e hapura, sa më shumë deputetë.

Sa më e thellë do të jetë Fitorja e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” aqë më të mira do të jenë mundësitë e Partisë së Lirisë, por edhe partive të tjera aleate të Partisë Demokratike për të maksimalizuar edhe përfaqësimin e tyre dhe për të provuar peshën e tyre në këtë koalicion historik.
Jam i bindur se ndërsa fuqia e këtij koalicioni do të rritet çdo ditë në “fushëbetejë”, shkërmoqja e organizatës kriminale, siç e quajnë me prova vetë ish-drejtuesit socialistë të Qeverisë, si Arben Ahmetaj dhe të tjerë, do të përshpejtohet.

Humbja e organizatës kriminale do të jetë një çlirim për të gjithë vendin madje edhe për vetë socialistët e shtypur për një vend pune apo bukën e gojës.
Potenciale të jashtëzakonshme njerëzore, intelektuale, profesionale do të çlirohen dhe Shqipëria Madhështore do të jetë e të gjithëve”, thuhet në reagimin e plotë të Metës.

Tags: burgIlir metapl

Nga Kategoria

Lajme

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për përdhunim

4 Korrik, 2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
Aktualitet

I dënuar me rreth 4 vite burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

4 Korrik, 2025
Aktualitet

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

4 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ish-futbollisti i Arsenalit akuzohet për përdhunim

4 Korrik, 2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

I dënuar me rreth 4 vite burg, arrestohet 37-vjeçari në Rinas

4 Korrik, 2025

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

4 Korrik, 2025

Nico Williams injoron Barcelonën, firmos për 10 vite me Bilbaon

4 Korrik, 2025

Vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, zbardhen detaje të reja rreth aksidentit

4 Korrik, 2025

Aksidenti tragjik në Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij

4 Korrik, 2025

Aksident në Elbasan, përplasen dy automjete

4 Korrik, 2025

Grevat anulojnë disa fluturime në Francë

4 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.