Ditën e sotme orët e paradites do të shoqërohen me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare, ku vranësirat do të jenë më të dendura në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Në këto zona, priten rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe më pas, reshjet e shiut do të jenë të pakta në të gjithë Ultësirën Perëndimore, ndërkohë që në zonat e thella malore priten reshje të izoluara dëbore.
Gjatë natës, pritet një përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike, duke sjellë mot më të qetë dhe kthjellim të vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, ku vlerat minimale do të arrijnë deri në 3°C në zonat malore, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 21°C në zonat bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi maksimale deri në 45-50 km/h nga drejtimi verior, duke krijuar një dallgëzim deri në 4 ballë në brigjet detare.