• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

KPA mbyll pa vendim përfundimtar vetingun për ish gjyqtaren Mimoza Margjeka

26 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të enjten të pranojë kërkesën e drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për përmbylljen e procesit të vetingut ndaj ish-gjyqtares Mimoza Margjeka pa një vendim përfundimtar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas KPA-së, Margjeka nuk e gëzon më statusin e magjistrates, pasi është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë si pasojë e një vendimi penal të formës së prerë për korrupsion. Në këto kushte, sipas Kolegjit, procesi i vetingut ka humbur qëllimin dhe objektin e tij, dhe e vetmja rrugë procedurale është mbyllja pa një vendim mbi themelin e çështjes.

Margjeka u shkarkua fillimisht nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 shkurt 2024. Paralelisht, ndaj saj kishte nisur edhe procedim disiplinor në Këshilli i Lartë Gjyqësor, me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të dënimit penal.

Lexo edhe:

Integrimi në BE/ Sot Konferenca ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder! Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

Rama lan duart me skandalin e SHISH: Çështje individuale e Vlora Hysenit me drejtësisë

Më 9 prill 2024, KLGJ vendosi shkarkimin e saj. Ky vendim u ankimua në KPA, por po atë vit Kolegji vendosi të mos e pranojë ankimin.

Mimoza Margjeka u arrestua në shtator 2020, kur ishte e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë. Ajo u shpall fajtore për marrjen e 6 mijë eurove përmes bashkëshortit të saj, Arben Cara, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë ndaj një personi të ndaluar në Pogradec.

Në dhjetor 2022, gjykata i deklaroi fajtorë të pesë të pandehurit në këtë çështje. Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por iu pezullua pjesa e mbetur e dënimit dhe u vendos në provë për 3 vite. Po ashtu, asaj iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Me vendimin e sotëm, KPA mbyll përfundimisht edhe procesin e vetingut ndaj saj.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim i plotë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 15/2024, datë 17.04.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit dhe të subjektit të rivlerësimt kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 739, datë 26.02.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi:

Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Mimoza Margjeka pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.02.2026.”

Nga Kategoria

Aktualitet

Integrimi në BE/ Sot Konferenca ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder! Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

28 Shtator, 2026
Aktualitet

Rama lan duart me skandalin e SHISH: Çështje individuale e Vlora Hysenit me drejtësisë

27 Shtator, 2026
Aktualitet

4.2 mln € për Kanye West, Gonxhja: Kjo ndodh dhe në Stamboll, fituam mbi 6 mln €

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Integrimi në BE/ Sot Konferenca ndërparlamentare, i pranishëm Rama, Peleshi dhe Schieder! Në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

28 Shtator, 2026

Pas arrestimit të ish-kreut të SHISH, presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

28 Shtator, 2026

Rama lan duart me skandalin e SHISH: Çështje individuale e Vlora Hysenit me drejtësisë

27 Shtator, 2026

(PAMJET) Martoi kushëririn në Kosovë, Dua Lipa i tregon botës: “Bëmë një dasmë të madhe shqiptare”

27 Shtator, 2026

4.2 mln € për Kanye West, Gonxhja: Kjo ndodh dhe në Stamboll, fituam mbi 6 mln €

27 Shtator, 2026

Vuçiç në fjalimin e dorëheqjes: Duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

27 Shtator, 2026

Shumica e njerëzve nuk e dinë se ka një “buton sekret” në frigorifer, çfarë funksioni ka ai?

27 Shtator, 2026

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë

27 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.