Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.
Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në juglindje, priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Valëzimi i detit do të jetë i forcës 1 ballë.










