• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

31 Dhjetor, 2025
tek Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti i ardhshëm do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim, qeveria ka parashikuar një fond prej 4,3 miliardë lekësh.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo shumë është sa 0,2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Fondi do të përfshihet në buxhetin e vitit 2026 i cili pritet të depozitohet në Kuvend në fund të këtij muaji.

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, u shpreh për A2: “Kjo do të thotë se të punësuarit nuk do të jenë më vulnerabël dhe në varësi të dëshirave të qeverisë për të rritur kur ata duan pagat”.

Lexo edhe:

Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë nëna e gazetares

Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë armën, ja skema që përdorën

Erald Pashaj, ekspert i tregut të punës, thotë: “Pra, duhet parë inflacioni në vitin 2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”.

Ndërkohë, pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitin 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash.

“Tashmë do të veprohet me këtë politikë të re e cila do të amortizojë thjesht efeketet e inflacionit”, thekson Gjokutaj.

Ndërsa Erald Pashaj shprehet: “Në radhë të pare, pagat duhet të rriten çdo vit, pra jo të grumbullohet rritja dhe të bëhet në një vit të caktuar kur vjen situata ekonomike apo njerëzit largohen. Nuk duhen bërë ndryshimet kur jemi keq. Ndryshimet duhet të bëhen paraprakisht”.

Me gjithë retorikën e madhe për rritje pagash, një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, merr mesatarisht 3.6 euro në orë. Një orë punë në Shqipëri vlerësohet më pak se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës.

“Sepse ne priremi nga sensacioni dhe jo nga dëshira për të krijuar mirëqenie në popullatë”, thotë Gjokutaj.

“Paga jepet për sa paguhet një punë në treg. Nëse një punë në treg paguhet X, aq duhet të paguhen edhe punët e ngjashme me të. Kush pastaj ka performancë më të lartë, do të duhet të marrë diçka më shumë”, thekson Pashaj.

Ndërkohë, nga punëtorët e fabrikave e rrobaqepëset te shitëset, kamerierët apo punëtorët e ndërtimit, cilido i punësuar në Shqipëri nga fillimviti i ardhshëm do të paguhet me jo më pak se 50 mijë lekë. Paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë. Premtimi i qeverisë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit është përfshirë në programin qeverisës të socialistëve për t’u zbatuar nga 1 janari 2026. (A2)

Nga Kategoria

Kryesore

Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë nëna e gazetares

4 Prill, 2026
Aktualitet

Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë armën, ja skema që përdorën

4 Prill, 2026
Kryesore

Rama i përgjigjet akuzave: Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia dhe pensionet

4 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Haaland turpëron Liverpoolin, Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup

4 Prill, 2026

Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë nëna e gazetares

4 Prill, 2026

Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë armën, ja skema që përdorën

4 Prill, 2026

Rama i përgjigjet akuzave: Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia dhe pensionet

4 Prill, 2026

Benet Beci do japë 150 milion lekë nga fondet e bashkisë nëse Vllaznia fiton superligën

4 Prill, 2026

Tragjike në Romë/ I bëri alergji qumështi, 15-vjeçarja humb jetën pas darkës me miqtë

4 Prill, 2026

Rüdiger pritet të vazhdojë me Real Madridin, marrëveshja e re shumë pranë

4 Prill, 2026

Berisha: 9 vende të BE kanë ‘ngrirë’ negociatat me Shqipërinë!

4 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.