• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

Padia për shpifje nga Sulaj/ Shtyhet gjyqi ndaj Bardhit

6 Janar, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë sërish gjyqi në Gjykatën e Posaçme për padinë e shpifjes të bërë nga ish drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sula ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cila ishte planifikuar të mbahej ditën e sotme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mësohet se gjyqtarja e çështjes e ka shtyrë seancën për në datën 13 Janar për shkak se gjykatës nuk i kishte ardhur konfirmim se Gazment Bardhi  kishte marrë dijeni për gjyqin e kësaj të hëne.

I pranishëm në seancën e sotme ishte dhe Edmond Sula se bashku me avokatin, ndërsa Gazment Bardhi përfaqësohej nga avokati i tij, Marash Logu.

Lexo edhe:

Tubimi i opozitës, Blushi: 20 shkurti ishte një akt guximi historik! Goditja e zonjës me plumb gome në ballë tregon fytyrën kriminale të regjimit

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Seanca do të mbahet mbi një padi të dorëzuar në SPAK nga Edmond Sulaj mbi Bardhin për shpifje, bazuar mbi një deklaratë të deputetit demokrat në seancën plenare të 12 shtatorit nga foltorja e Kuvendit mbi bisedat e aplikacionit të enkriptuar “Sky Ecc”.

Palët ishin ftuar në GJKKO për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim, por seanca e parë dështoi, për shkak se mungonte avokati i Gazment Bardhit. Gjithashtu, edhe vetë Bardhi nuk ka qenë prezent në atë seancë, për shkak të një vizite zyrtare në Londër.

Pasi palët nuk pranuan ta zgjidhnin konfliktin me pajtim, Gjykata e Posaçme vendosi të kalonte çështjen në seancë gjyqësore.

Kujtojmë se kreu i grupit parlamentar të PD-së gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama lexoi një komunikim në SKY ECC, për të cilat deklaroi se janë provë se ish-Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është emëruar nga bandat.

Bardhi lexoi bisedat e bandave kriminale, ku flisnin për vendosjen e “Mondit” për një dimër në krye të Policisë së Shkodrës, që sipas demokratit bëhet fjalë për drejtorin aktual në atë kohë Edmond Sulaj.

Gazment Bardhi:  “Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.

Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”

Pavarësisht se Bardhi deklaroi se Edmond Sulaj u vendos në krye të Policisë së Shkodrës vetëm një muaj pas komunikimeve në “Sky Ecc” për “Mondin”, vetë ish-kryepolici i Shkodrës reagoi dhe tha se ishte vendosur në atë pozicion tre vjet pas atyre komunikimeve.

Nga Kategoria

Lajme

Tubimi i opozitës, Blushi: 20 shkurti ishte një akt guximi historik! Goditja e zonjës me plumb gome në ballë tregon fytyrën kriminale të regjimit

21 Shkurt, 2026
Kryesore

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

21 Shkurt, 2026
Kryesore

“E qëlluan me snajper në kokë!”- Berisha viziton protestuesit te Trauma: Dy janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje nga armët dhe shkelmat e policisë

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pas Librazhd–Pogradec, paralizohet edhe aksi Maliq–Gramsh, errësira s’lejon nisjen e punimeve

21 Shkurt, 2026
“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk e arrij dot”/ Bllokimi i trafikut bën që një qytetare të humbë ndjenjat pas orësh të tëra në rrugë

“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk e arrij dot”/ Bllokimi i trafikut bën që një qytetare të humbë ndjenjat pas orësh të tëra në rrugë

21 Shkurt, 2026

Nuk ka udhëtim drejt Hënës në mars! Shtyhet sërish misioni “Artems II”

21 Shkurt, 2026

Zbuloni cilat janë 3 shenjat më të zgjuara të horoskopit

21 Shkurt, 2026

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

21 Shkurt, 2026

Apple jep alarmin, instaloni menjëherë përditësimin e ri në iPhone

21 Shkurt, 2026

Euro në minimum historik në Shqipëri, rritja e remitancave dhe investimeve thellon zhvlerësimin

21 Shkurt, 2026

Tarifat e Trump, kancelari gjerman: Do të shkoj në Uashington me një qëndrim të koordinuar europian

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.