• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Paçavure e hartuar nga Ols Dado”, Veliaj reagon pas lapsusit në dosje: Do publikoj të tjera skandale

13 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar nga qelia e paraburgimit në Durrës pas “lapsusit” të bërë në dosjen e tij ku shkruhej se ai ka qenë i dënuar më parë.

Në reagimin e tij përmes rrjetit social Facebook, Veliaj shkruan se Prokurori i çështjes, Olsi Dado, e ka patur të shkruar në mendjen e tij se ëhstë i dënuar.

Sipas Veliaj është e qartë se e gjithë dosja dhe akuzat e ngritura ndaj tij dhe familjes së tij janë po kaq trashanike.

Lexo edhe:

Humb djalin në aksident, 75-vjeçari 10 vjet në pritje të gjyqit mes skamjes e vetmisë

U plagos me armë zjarri gjatë një fushate me të rinjtë, organizata e Charlie Kirk zbardh gjendjen e tij shëndetësore.

Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të nxerrë gabime të tjera që i janë shkura në diosje, duke treguar një mungesë totale serioziteti ndaj hetimeve të kryera mbi të.

Postimi i Veliajt:

Kurdisja e një paçavureje

Nuk mund të rri pa folur edhe për një skandal të rëndë që zbulova dje në sallën e gjyqit, e shkruajtur e zezë mbi të bardhë, që në faqen e parë të paçavures së hartuar me zell të madh nga prokurori Ols Dado.

U informova se në të gjitha gjirizet mediatike të PD-së na ishte publikuar se në dosjen time prokurori kishte shkruajtur: “Erion Veliaj është “i dënuar”, me shënimin “sipas Çertifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore Nr. 5488 Prot., datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63”.”

Kur e mësova, ky detaj më tronditi edhe mua personalisht, ashtu siç mund të ketë tronditur jo pak njerez të tjerë sepse dëshmia ime e penalitetit është e pastër.

Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi unë deklarova që jam i padënuar dhe, si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur me votë 3 herë radhazi nga qytetarët e mi, kam plotësuar formularin e dekriminalizimit, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte këtë me një telefonatë, (pasi siç duket, në mendjen e tij tashmë rezultoj një person i dënuar), dhe u përpoq ta kalonte këtë skandal, duke thënë se është thjesht një ‘lapsus’, që e paskan bërë shkruesit e dosjes time.

Pra, që në faqen e parë të akuzës të ngritur kundër meje na qenka bërë gabimisht një lapsus frojdjan kaq i rëndë, e njëkohësisht kaq qesharak, nga prokurori hartues i dosjes.

Po si mundet të bëhet një lapsus në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetë njerëzish duke e kaluar me fjalët “ishte lapsus”?

Ky ‘lapsus’, vetëm lapsus nuk është! Është një hije e madhe dyshimi mbi të gjithë atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes sime.

Tani është i qartë serioziteti me të cilin janë zhvilluar hetimet kundër familjes dhe personit tim: më e pakta, në dosjen time ka gabime trashanike, si kjo e faqes së parë, e të cilat do t’i publikoj një e nga një për publikun dhe qytetarët e Tiranës; por, rezervoj edhe dyshimet e mia mbi dëshirën e nxituar të prokurorit Ols Dado për të më shpallur fajtor ende pa nisur procesi i gjykimit.

Tags: burgerion veliaj

Nga Kategoria

Aktualitet

Humb djalin në aksident, 75-vjeçari 10 vjet në pritje të gjyqit mes skamjes e vetmisë

10 Shtator, 2025
U plagos me armë zjarri gjatë një fushate me të rinjtë, organizata e Charlie Kirk zbardh gjendjen e tij shëndetësore.
Kryesore

U plagos me armë zjarri gjatë një fushate me të rinjtë, organizata e Charlie Kirk zbardh gjendjen e tij shëndetësore.

10 Shtator, 2025
Bota

Pas flamurit të Kosovës me mbishkrimin denigrues, Serbia rrezikon ta luajë pa tifozë ndeshjen me Shqipërinë

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Jamie Vardy zbulohet këshillën e veçantë nga ish-trajneri i Leicesterit, Enzo Maresca, para se të përfundonte transferimin e madh te Cremonese në Serie A.

10 Shtator, 2025

Humb djalin në aksident, 75-vjeçari 10 vjet në pritje të gjyqit mes skamjes e vetmisë

10 Shtator, 2025
U plagos me armë zjarri gjatë një fushate me të rinjtë, organizata e Charlie Kirk zbardh gjendjen e tij shëndetësore.

U plagos me armë zjarri gjatë një fushate me të rinjtë, organizata e Charlie Kirk zbardh gjendjen e tij shëndetësore.

10 Shtator, 2025

Pas flamurit të Kosovës me mbishkrimin denigrues, Serbia rrezikon ta luajë pa tifozë ndeshjen me Shqipërinë

10 Shtator, 2025

“Merrni me qetësi!” – Ylli i USMNT dhe AC Milan, Christian Pulisic, i dërgon një urim të veçantë për ditëlindje të dashurës së tij, golfistes profesionale Alexa Melton.

10 Shtator, 2025

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA, Peter Mandelson, nën akuzat për lidhje me ‘shokun e tij më të mirë’ Jeffrey Epstein.

10 Shtator, 2025

Sulm me thikë në Francë, plagosen rëndë një mësuese dhe një nxënës 16-vjeçar

10 Shtator, 2025

Tifozët e Kosta Rikës kërkojnë largimin e Herrerës pas barazimeve të njëpasnjëshme

10 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.