• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 26 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

31 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.

Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.

Lexo edhe:

U shpall non grata nga Shqipëria, reagon Igballja: Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari

Pas sulmeve të politikës, Policia nis procedim për Dritan Goxhajn

Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.

Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.

Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë.

Nga Kategoria

Aktualitet

U shpall non grata nga Shqipëria, reagon Igballja: Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari

25 Qershor, 2026
Aktualitet

Pas sulmeve të politikës, Policia nis procedim për Dritan Goxhajn

25 Qershor, 2026
Analizë

“Të dënuarit duhet të bëjnë durim edhe 25 ditë” – Pse po vonohet shpallja e Amnistisë Penale?!

25 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjermania mbyll Grupin E në krye pavarësisht humbjes, Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori kalojnë më tej

26 Qershor, 2026

Mourinho: Thonë se do të largoj disa yje, por jo… i dua me vete

26 Qershor, 2026

Bayern Munich finalizon transferimin e talentit gjerman për 55 milionë euro

25 Qershor, 2026

Manchester City trondit merkaton, gati marrëveshja 130 milionë paund për talentin e Premier League

25 Qershor, 2026

U shpall non grata nga Shqipëria, reagon Igballja: Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari

25 Qershor, 2026

Rama sqaron ligjin për blerjen e tokës dhe ironizon protestuesit me vargjet e Gjergj Fishtës

25 Qershor, 2026

Pas sulmeve të politikës, Policia nis procedim për Dritan Goxhajn

25 Qershor, 2026

Goditet rrjeti kriminali në Evropë/ K*nabisi fshihej në pako postare drejt Francës

25 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.