Seanca e sotme plenare u shoqërua me tensione të forta deri në përplasje fizike mes opozitës dhe mazhorancës dhe opozitës e garditësve.
Deputetët e PD fillimisht bllokuan karriget e ministrave dhe më pas filluan të hidhnin sende drejt socialistëve e të ndiznin flakadanë në sallë.
Sapo kryetari i Kuvendit Peleshi rinisi seancën pas disa minutave pushim, demokratët ndezën një flakadan i cili shkaktoi zjarr.
Për shkak të zjarrit u dogjën fibrat e transmetimit çka ka shkaktuar ndërprerje të sinjalit.









