• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ Trafik kokaine me diplomatë, Visi i Pojës: Në Peru e krym, shkon diplomati në Guatemala? SPAK: Plani u dështoi

25 Maj, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Për anëtaret e grupit kriminal pjesë e dosjes “Ura”, futja në punë e fantazisë për metoda të trafikimit të kokainës dhe qarkullimit të parave nga trafiku i drogës, ishte një temë kryesore në bisedat mes tyre në SKY ECC. Në dosjen shqiptare të megaoperacionit “Ura”, që Report Tv e disponon, nga bisedat krijohet dyshimi se për të sjellë kokainë nga Peruja janë përdorur edhe pasaportat dipomatike. 

Në faqen 104 të dosjes gjatë zbërthimit të një komunikimi ku personazh qendror në bisedë është vetë Elvis Doçi, njohur si “Visi i Pojës”, i cili thotë që droga do të shkonte me valixhe diplomatësh. 

ELVIS DOÇI: Po ne Brasil mund të marim gjona?..Se po më thotë i shok që ka variant me diplomat, me valixhe…ok…ok, më mirë… do vish të shtunën në Durrës?… Po më thot kusho që i ke shkrujt…unë jam V që po flasim. A flasim dot me atë shokun në Peru… Kam nji shok që ka nga k’ta diplomat të huaj…me ja dhon nja 20 copë në Lima…Po,ato janë diplomat dhe shkojë për arsye pune në ato data… k’to janë vendet  që  do shkojnë dhe datat se janë katër të ndryshëm.

Lexo edhe:

Ja çfarë premtonte kryeministri disa muaj para zgjedhjeve për avionët zjarrfikës

Ministri Vengu: Avionët për fikjen e zjarreve janë duke u blerë, duhet të gjejmë pilotët!

Biseda shkon edhe më tej mes Elvis Doçit dhe një përdoruesi të paidentifikaur të SKY ECC, kur ‘Visi i Pojës’ thotë se tashmë në Peru u kry. 

ELVIS DOÇI: Çkemi shok…për Peru e krym…sa veta jan atje, 1 apo 2…ok..fole tamam se për aty na e kryn ai shoku që i thashë mrom…të shofim tani…me avion linje do lëvizin k’ta?…Idea me avion linje apo privat?…Se po me thotë ky shoku që i thash tani, anej nuk pysin për diplomat, të fshin… ok… për në Peru e krym, tjerat pres përgjigje.

Jo vetëm Peru por edhe në vende të tjera amerikano latine synonte Elvis Doçi të përdorte diplomatët për të transportuar drogë. 

ELVIS DOÇI: Me të pyt kot. Nga k’to diplomat…shkojnë në Guatemala dhe Nikaragua…mund të gjejmë nai gjo në k’to dy vene… Shkojnë me punë …besoj avion linje…se të ishte privat do mernin më shumë…janë me arsye zyrtare thojn… Ata thojn të na japi ai shoku nji adres ku të shkojn ti marrin gjërat në Lima.. Ai aty shkrun dhe Guatemala dhe Nikaragua… se nji person është, t’ja fusin me nji valixhe… të premten do jetë në Lima… do ket vesh bluzë… kodi do jetë ‘hello Antalya’.

Por pavarësisht se shumë pikëpyetje ngrihen, për çfarë pasaportash flisnin trafikantët apo se kush ishin personat që viheshin në lëvizje, SPAK thotë se arriti të provojë se ky plan dështoi dhe qëllimi nuk u përmbush dhe për këtë thotë organi hetues, mungojnë bisedat. Sa i takon qarkullimit të parave, dominon transporti me autobus. Shoferët kishin përqindjen e tyre, e natyrisht edhe pronarët, disa prej të cilëve janë nën akuzë. Sipas SPAK, janë evidentuar disa raste të transportit të parave, ku janë të përfshirë Elvis Doci, kushëriri i tij Indrit Tafili dhe Ogert Shqevi. Një pjesë e parave cash vendosen në qese me vakum dhe secili grup vendos shenjën përkatëse.

ELVIS DOÇI: “Taksirat lë të marrë një aparat vakumi, t’i fusë ndonjë qese vetë, se ngela duke iu thënë atyre jevgjve” .

Shumat variojnë nga 75 mijë euro deri në 300 mijë euro.

Tags: elvis docioperacioni uraspak

Nga Kategoria

Aktualitet

Ja çfarë premtonte kryeministri disa muaj para zgjedhjeve për avionët zjarrfikës

13 Gusht, 2025
Kryesore

Ministri Vengu: Avionët për fikjen e zjarreve janë duke u blerë, duhet të gjejmë pilotët!

13 Gusht, 2025
Kryesore

Ish-Prefekti i Vlorës bëhet viral në internet, Flamur Mamaj shpëton kecin nga flakët

13 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ja çfarë premtonte kryeministri disa muaj para zgjedhjeve për avionët zjarrfikës

13 Gusht, 2025

Ministri Vengu: Avionët për fikjen e zjarreve janë duke u blerë, duhet të gjejmë pilotët!

13 Gusht, 2025

Ish-Prefekti i Vlorës bëhet viral në internet, Flamur Mamaj shpëton kecin nga flakët

13 Gusht, 2025

Pas zjarreve, Greqi goditet nga tërmeti

13 Gusht, 2025

Zjarri djeg kishën e saporestauruar në Delvinë, flakët përfshijnë edhe varrezat e fshatit

13 Gusht, 2025

“Ky është burrë!”/ Habit doktori: Më solli gruan në klinikë dhe më tha…

13 Gusht, 2025

Tirana thyen rekordin historik për temperaturën më të lartë, ja sa shënoi termometri

13 Gusht, 2025

E trishtë/ Një ditë pasi mori gradën kryeinspektor, ndahet nga jeta efektivi i Burgjeve

13 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.