• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 11 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Operacioni ‘Processing’/ Sekuestrohen 40 kg kanabis në Mirditë, arrestohen tre persona, dy prej tyre vëllezër

15 Tetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona, dy prej tyre vëllezër, janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit të koduar “Processing” ndërsa janë sekuestruar 40 kg kanabis pranë një banese në Mirditë. Në pranga u vunë Akil Reçi dhe Martin dhe Erjon Zefi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Njoftimi i policisë:

Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Lexo edhe:

Lundruan me motor uji afër pushuesve, policia gjobit me nga 500 mijë lekë të reja 2 drejtuesit në Vlorë

Paralajmërim urgjent nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë.

Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër).

Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga hetimet janë identifikuar shtetasit M. Z. dhe E. Z. (vëllezër) dhe A. R., të cilët dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike dhe kanë prodhuar lëndë narkotike, me qëllim shitjen, në bashkëpunim me shtetasit P. M. dhe K. P., të arrestuar 1 javë më parë, në kuadër të fazës së parë të operacionit të koduar “Processing”, gjatë së cilës u sekuestruan rreth 33.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe u asgjësuan 220 bimë narkotike të kultivuara në fshatin Shtuf, Mirditë.

Gjatë fazës së dytë, shërbimet e Policisë kanë gjetur afër një banese të vjetër në fshatin Shëngjergj, Mirditë, dhe kanë sekuestruar rreth 40 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare që dyshohet se përdoreshin nga autorët për veprimtarinë kriminale.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. R., 33 vjeç, banues në Mirditë; M. Z., 34 vjeç, banues në Mirditë; dhe E. Z., 38 vjeç, banues në Mirditë.

Operacioni policor i koduar “Processing” vijon, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Nga Kategoria

Kryesore

Lundruan me motor uji afër pushuesve, policia gjobit me nga 500 mijë lekë të reja 2 drejtuesit në Vlorë

11 Korrik, 2026
Aktualitet

Paralajmërim urgjent nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

11 Korrik, 2026
Aktualitet

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe Kamëz, në pranga 3 persona

11 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lundruan me motor uji afër pushuesve, policia gjobit me nga 500 mijë lekë të reja 2 drejtuesit në Vlorë

11 Korrik, 2026

Paralajmërim urgjent nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

11 Korrik, 2026

U përfshinë në konflikte në Kombinat dhe Kamëz, në pranga 3 persona

11 Korrik, 2026

Aksident në Fier, makina del nga rruga/ Lëndohet një 7-vjeçare

11 Korrik, 2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

11 Korrik, 2026

Goditen lokalet ku viheshin baste në Tiranë, dy të arrestuar

11 Korrik, 2026

31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

11 Korrik, 2026

“Organizim i motivuar politikisht”, Rama reagon sërish pas sulmit kibernetik ndaj bizneseve shqiptare: U goditën pabesisht në kulmin e sezonit

11 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.