• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali ‘truri financiar’ Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën

25 Nëntor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK goditi ditën e sotme një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga 19 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.

Mediat online raportojnë se Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.

Lexo edhe:

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.

Operacioni i SPAK

Një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së krimit, Pajtime Fetahu, një zyrtar i lartë policie, Dedan Gjoni, avokatja që mbronte grupin e Suel Çelës dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno janë mes 21 masave të sigurisë si pjesë e një mega operacioni të SPAK për të shkatërruar grupin kriminal me shtrirje ndërkombëtare të dyshuar se drejtohet nga Suel Çela në Elbasan. Hetimi për këtë grup krimial të organizuar udhëhiqet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Altin Dumani. 

Me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, u ndërmor sot një operacion blic në Elbasan për ekzkutimin e 19 urdhërarresteve dhe dy masa sigurie. SPAK pritet të dalë nesër me një njoftim të detajuar mbi operacionin. 

19 urdhërarreste, 18 në burg dhe një në shtëpi, janë të konfirmuara nga GJKKO. Mes të burgosurve është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila teksa mbante togën e zezë i shërbente krimit. Kjo është masa e dytë për Fetahun, pasi ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan.

Gjithashtu tjetër arrest me burg për Dedan Gjonin, ish-shefin e Krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë, i cili është dënuar me 4.8 vite burg për planin për vrasjen e Xhevdet Plakut, si edhe i akuzuar në dosjen “Metamorfoza 2″, ku në skenë del edhe Erzen Breçani. 

Detyrim paraqitje GJKKO ka vendosur për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët të dy janë paraqitur këtë të hënë vetë në Prokurorinë e Posaccme për ekzekutimin e masës së sigurisë. Qyno është nën akuzë për korrupsion pasiv në sektorin privat, ndërsa Artan Hoxha ka akuzën e rëndë si pjesëmarrës në organizatë kriminale. E vetmja në masën e sigurisë “arrest shtëpie” është Blerina Beqiri, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës, i njohur ndryshe si Marjus Lulaj, në kërkim për disa vepra të rënda kriminale.

Mësohet se janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish gjyqtarësh, përfshirë edhe atë të ish-kreut të togave të zeza në Elbasan Zihni Shahu dhe Taulant Tafës, ndërsa kontrolleve nuk i kanë shpëtuar edhe 2 ish-prokurorë.

Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni po organizohet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. 

Në kuadër të këtij operacioni janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa në Tirane. Operacioni është ende në zhvillim e sipër. Dyshohet si të përfshirë në trafik drogë dhe ngjarje kriminale. Operacioni po ekzekutohet nga policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës. 

Kush është Suel Çela?

Suel Çela u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e  dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Suel Çela rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Në nëntor 2019, Gjykata e Elbasanit vendosi ta shpallë të pafajshëm Celën për sulmin ndaj policisë tek tregu ushqimor i Elbasanit. Ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në shtator 2017 kur dolën pamjet e Audit të zi, të blinduar që përplasi makinën zëvendësdrejtorit të policisë Gjergj Oshafi. Edhe pse prokuroria kërkoi 7 vite burg, gjykata vendosi ta shpallë të pafajshëm Çelën për mungesë provash, ndërsa dënoi shokun e tij si autor të ngjarjes. Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017. 

Tags: Artan Hoxhabujar shegaElton Qynooperacion i spakspaksuel cela

Nga Kategoria

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!
Kryesore

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025
"Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit" / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot...
Lajme

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dyshimet rriten mbi kredinë për reparacionet për Ukrainën ndërsa afati final po afrohet Shtytja për miratimin e kredisë për reparacionet për Ukrainën ka hyrë në fazën finale para samitit të liderëve të BE-së më 18 Dhjetor. Belgjika vazhdon të kundërshtojë propozimin, ndërsa Hungaria refuzon Planin B të borxhit të përbashkët. Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se nuk ka “mundësi të lehta”.

8 Dhjetor, 2025
Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025

Britania prezanton dronë nënujorë dhe inteligjencë artificiale për t’iu përgjigjur kërcënimit rus

8 Dhjetor, 2025
"Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit" / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot...

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

8 Dhjetor, 2025
Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025

Ukraina kërkon një ‘paqe të denjë’ ndërsa goditjet ruse vrasin një dhe plagosin 15 të tjerë Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur gjatë goditjeve ruse që kanë ndodhur natën vonë në disa qytete ukrainase. Këto sulme vijnë në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë, i cili ka hyrë në vitin e tij të katërt.

8 Dhjetor, 2025

Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

8 Dhjetor, 2025
Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.