• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

OKB miraton rezolutën për Palestinën, Shqipëria abstenon

13 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në fokus zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, në një kohë kur tensionet në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë në rritje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

E njohur si “Deklarata e Nju Jorkut”, dokumenti 7-faqësh u miratua me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë SHBA dhe Izraelin, dhe 12 abstenime, ndër të cilat edhe Shqipëria.

Rezoluta, e propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, bën thirrje për një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme, të bazuar në krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit. Ajo i kërkon Hamasit të lirojë të gjithë pengjet dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës tek Autoriteti Palestinez, si hap drejt formimit të një shteti sovran.

Lexo edhe:

Deklaratat ndaj Gjykatës Kushtetuese, Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë

Berisha në protestë: Shkurti është muaji që do çlirojmë Shqipërinë

Ministria e Jashtme e Palestinës përshëndeti dokumentin dhe kërkoi përshpejtimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund “okupimit kolonial izraelit” dhe për të garantuar të drejtat e popullit palestinez.

Votimi vjen vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “nuk do të ketë kurrë një shtet palestinez”, ndërsa miratoi një plan për zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor  një veprim që komuniteti ndërkombëtar e sheh si pengesë serioze ndaj paqes.

Reagimi izraelit ndaj rezolutës ishte i ashpër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, e quajti dokumentin “të turpshëm” dhe tha se “Asambleja e Përgjithshme është kthyer në një cirk politik të shkëputur nga realiteti”, duke kritikuar faktin që rezoluta nuk e cilëson Hamasin si organizatë terroriste.

Ndërkohë, bombardimet në Rripin e Gazës vazhduan edhe të premten, në të njëjtën ditë kur u votua rezoluta, me të paktën 59 të vrarë si pasojë e ofensivës izraelite.

Rezoluta pritet të jetë në qendër të diskutimeve gjatë një samiti të posaçëm të OKB-së më 22 shtator, i cili do të mbahet në Nju Jork dhe do të bashkëkryesohet nga Franca dhe Arabia Saudite. Gjatë këtij takimi, pritet që disa vende – përfshirë Francën, Spanjën, Norvegjinë, Irlandën dhe Mbretërinë e Bashkuar – të njohin zyrtarisht shtetin palestinez, duke iu bashkuar tashmë 146 vendeve që e kanë bërë këtë.

Tags: okbshqiperi

Nga Kategoria

Aktualitet

Deklaratat ndaj Gjykatës Kushtetuese, Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë

10 Shkurt, 2026
Aktualitet

Berisha në protestë: Shkurti është muaji që do çlirojmë Shqipërinë

10 Shkurt, 2026
Bota

Ish-mësuesi francez akuzohet për abuzimin e 89 adoleshentëve që nga vitet 1960, Jacques Leveugle supozohet se ka mbajtur një ditar të abuzimeve në disa vende, duke i nxitur policinë të kërkojë viktima të tjera që të dalin dhe të raportojnë.

10 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha përfundon fjalimin, flakërohen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, policia apelon: Ndalni!

Berisha përfundon fjalimin, flakërohen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, policia apelon: Ndalni!

10 Shkurt, 2026

Deklaratat ndaj Gjykatës Kushtetuese, Berisha: Rama i ka shpallur luftë drejtësisë

10 Shkurt, 2026

Berisha në protestë: Shkurti është muaji që do çlirojmë Shqipërinë

10 Shkurt, 2026
"Rama synoi një grusht shteti, por ne e ndaluam" / Berisha në protestë: Të identifikojmë armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

“Rama synoi një grusht shteti, por ne e ndaluam” / Berisha në protestë: Të identifikojmë armikun më të rrezikshëm të Shqipërisë

10 Shkurt, 2026

Ish-mësuesi francez akuzohet për abuzimin e 89 adoleshentëve që nga vitet 1960, Jacques Leveugle supozohet se ka mbajtur një ditar të abuzimeve në disa vende, duke i nxitur policinë të kërkojë viktima të tjera që të dalin dhe të raportojnë.

10 Shkurt, 2026
"Kryeministri të japë dorëheqjen sa më shpejt" / Alimehmeti në protestën e opozitës: Shpopullimi, kritika kryesore ndaj qeverisë.

“Kryeministri të japë dorëheqjen sa më shpejt” / Alimehmeti në protestën e opozitës: Shpopullimi, kritika kryesore ndaj qeverisë.

10 Shkurt, 2026
“Ardian Bujupi i gëzohet ardhjes së engjëllit të tij, bëhet baba për herë të parë”

“Ardian Bujupi i gëzohet ardhjes së engjëllit të tij, bëhet baba për herë të parë”

10 Shkurt, 2026
"Vrasësi i vajzës time krenohet në burg për krimin e tij" / E dashuri e hodhi nga ballkoni, flet nëna e 13-vjeçares shqiptare: Duhet të veprojmë menjëherë.

“Vrasësi i vajzës time krenohet në burg për krimin e tij” / E dashuri e hodhi nga ballkoni, flet nëna e 13-vjeçares shqiptare: Duhet të veprojmë menjëherë.

10 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.