• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 19 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

‘Nxjerrje e sekretit shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ e ‘organizimi i lojërave të fatit’, ish-kreu i SHISH dhe djali i tij nën akuzë për 3 vepra penale

2 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh dhe djali i tij, P.Sh. janë marrë në hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’ në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqen lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik, u provua se nëpërmjet një aplikacioni apo software të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Lexo edhe:

LIVE: Rama shqetëson Donald Trumpin në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Të veprojmë tani para se të ndodhin pasoja më të rënda.

“Ambasadorët, turp me Zotin” / Kapri konfrontohet me Ballën, deputeti i PS: Kujdes me fjalët para se të flasësh, ligjëratat t’i jep tutori që…

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë brenda të cilës u gjetën 3 krehër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se, në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se, fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur të godina e vjetër e ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se, dy nga materialet e ndodhura në Usb-në me emërtimin “Usb drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A. Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror, dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, dhe përhapja e tyre në dy Usb brenda në banesën e të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Nga Kategoria

LIVE: Rama shqetëson Donald Trumpin në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Të veprojmë tani para se të ndodhin pasoja më të rënda.
Lajme

LIVE: Rama shqetëson Donald Trumpin në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Të veprojmë tani para se të ndodhin pasoja më të rënda.

19 Shkurt, 2026
“Ambasadorët, turp me Zotin” / Kapri konfrontohet me Ballën, deputeti i PS: Kujdes me fjalët para se të flasësh, ligjëratat t’i jep tutori që…
Aktualitet

“Ambasadorët, turp me Zotin” / Kapri konfrontohet me Ballën, deputeti i PS: Kujdes me fjalët para se të flasësh, ligjëratat t’i jep tutori që…

19 Shkurt, 2026
"Zoti bekoftë Bordin e Paqes" - Rama në Uashington: Evropianët pretendojnë se do ta zëvendësojnë OKB-në, por...
Lajme

“Zoti bekoftë Bordin e Paqes” – Rama në Uashington: Evropianët pretendojnë se do ta zëvendësojnë OKB-në, por…

19 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Përsëri duke u asfiksuar” – Piers Morgan kritikon Arsenal për rënien dramatike ndaj Wolves që dëmton shpresat për titull.

19 Shkurt, 2026
LIVE: Rama shqetëson Donald Trumpin në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Të veprojmë tani para se të ndodhin pasoja më të rënda.

LIVE: Rama shqetëson Donald Trumpin në Bordin e Paqes, diskuton për ish-drejtuesit e UÇK në Uashington: Të veprojmë tani para se të ndodhin pasoja më të rënda.

19 Shkurt, 2026
“Ambasadorët, turp me Zotin” / Kapri konfrontohet me Ballën, deputeti i PS: Kujdes me fjalët para se të flasësh, ligjëratat t’i jep tutori që…

“Ambasadorët, turp me Zotin” / Kapri konfrontohet me Ballën, deputeti i PS: Kujdes me fjalët para se të flasësh, ligjëratat t’i jep tutori që…

19 Shkurt, 2026
Whitney Wolfe Herd: Nga bashkëthemeluese e Tinder-it në miliarderen më të re self-made në histori.

Whitney Wolfe Herd: Nga bashkëthemeluese e Tinder-it në miliarderen më të re self-made në histori.

19 Shkurt, 2026

Julian Alvarez shpreh mendimin e tij për rikthimin në Premier League, ndërsa Arsenali synon ish sulmuesin e Man City-t.

19 Shkurt, 2026
"Zoti bekoftë Bordin e Paqes" - Rama në Uashington: Evropianët pretendojnë se do ta zëvendësojnë OKB-në, por...

“Zoti bekoftë Bordin e Paqes” – Rama në Uashington: Evropianët pretendojnë se do ta zëvendësojnë OKB-në, por…

19 Shkurt, 2026
Zyrtarët e Trump po hartojnë një bazë ushtarake me 5,000 ushtarë në Gaza, sipas një raporti nga The Guardian.

Zyrtarët e Trump po hartojnë një bazë ushtarake me 5,000 ushtarë në Gaza, sipas një raporti nga The Guardian.

19 Shkurt, 2026

Bordi i Paqes/ Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

19 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In