• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Nuk ndodhem në spital psikiatrik”, Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes nga BBV: Sakrifikova veten për Gjestin

13 Mars, 2025
tek Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Ish banorja e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4” ka reaguar për herë të parë në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore, gjë që çoi në largimin e saj nga spektakli.

Në instagram, si fillim ajo ka falënderuar të gjithë ndjekësit që janë shqetësuar për shëndetin e saj. Ndërsa më pas, artistja shpreh se ndihet e ngarkuar emocionalisht, por thekson se nuk ndodhet në asnjë spital psikiatrik.

Ndër të tjera, Tako flet dhe për Gjestin duke shprehur se u përpoq të sakrifikonte veten e saj për të, duke shpresuar që loja e tij të eci shumë mirë pa prezencën e saj.

Lexo edhe:

4 viktima dhe 7 të lënduar! Bilanci tragjik i aksidenteve me makinë vetëm sot

Jozi e pranon Publikisht: Unazën e Loredanës do ta kthej te argjendari, jam në lidhje tjetër

Reagimi i plotë:

Uroj që ky reagim imi i kërkuar aq shumë prej jush, t’ju ketë gjetur mirë ju dhe gjithë familjarët tuaj!

Faleminderit nga zemra që keni shprehur këtë shqetësim masiv për gjendjen time, ju detyrohem shumë!

Dua ta nis duke ju thënë se ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo asgjë e ngjashme me këtë të fundit. Kam shumë njerëz pranë vetes që po investohen me gjithçka kanë, që unë të rimledh forcat për ta dashur veten shumë! Faleminderit Zot!

Kjo çfarë po ndaj me ju sot, është një ndjesi nga shpirti e fjalë që vazhdimisht i kam shprehur edhe brenda shtëpisë, por ndoshta duke mos i bërë fort, nuk kam mundur të dëgjohem mjaftueshëm.

Fatkeqësia e narratives së historisë sime (nëse më lejoni ta quaj të tillë) mediatikisht mendoj se ishte fakti që nuk ju dha zë, të paktën mjaftueshëm, pamjeve ku edhe mua më citohej sinqerisht fjalia, qasje romantike e konfirmime se një ndjenjë ka lindur, se ka një vlerësim, tërheqje e pëlqim, se shoh një perspektivë tek ajo e gruas në të ardhmen, se s’mund të ndodhë dot larg meje siç tha e tjera, siç vetëm një partner ose dikush në këtë tentative mund të të drejtohet.

Puthje, ledhatime, përqafime, prekje e embla e çdo lloj kontakti, qoftë edhe nëpërmjet syve, si një njeri i përfshirë në ndjenja bëjnë, e kanë një peshë të madhe përballë dikujt që ndjen për ty… të japin shpresë!

Nuk mendoj se ka vlerë të flas dhe për sekuancat ku sa herë unë distancohesha e mbaja qëndrim, rendte pas meje duke më thënë se ‘qëndron dot larg meje’, duke bërë të pamundur të qëndroja gjatë stoike, pasiguria, amplifikimi e ndihmat më bënin të thyhesha para tij e ta përqafoja, duke e justifikuar me faktin se shumë veprime i bënte për të mbajtur aktive lojën e tij (dhe këtë sot e kuptoj më qartë). Unë nuk mund t’i mohoj e t’i lexoj ndjenjat, por veprimet i kam lexuar si të tilla, të sinqerta.

Për këtë arsye zgjodha ta qendroja e vërtetë në ndjenjat e mia, t’i lejoja të më ndikonin aq sa edhe vetë ai nuk kërkonte të bëja. U përpoqa shumë të kuptoja lojën e tij strategjike me pjesën tjetër të shtëpisë, qoftë edhe kur ajo llogjikonte respektin ndaj vetes sime.

U shqetësova dhe kujdesa më shumë për dikë tjetër dhe emrin e tij aty brenda, se për veten, sepse e tillë jam unë kur e dua dikë. Ose më saktë, e tillë kam qenë e shpresoj shumë të kem marrë një mësim këtë herë sepse askush nuk duhet vënë para vetes. Në fund lëndohesh ti dhe vetëm ti.

Si një njeri që bën shumë për të tjerët, deri në vetmohim, tërheq narcisizmin drejt meje, e kundërta jote të tërheq. S’është hera e parë që më ndodh, ndaj dhe jam shprehur që disa tipare më kujtojnë dikë në të kaluarën time pa pasur dëshirë të jap më shumë detaje, sepse siç kam thënë, dua që të flas për të mirat e të këqijat t’i mbaj për veten time. Për këtë më duhet ta sqaroj.

Unë jam më mirë, çdo ditë që kalon ma bën pak më të qartë panoramën dhe mbi të gjitha nuk dua të lëndoj më familjen e veten time.

Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prania 24/7 që deri në momentin e daljes, ishte e pamundur ta shmangia. Më ndikonte shumë emocionalisht. Malli është më i menaxhueshëm për mua, se sa prania.

Po merrem dalëngadalë me veten time për t’u ngritur më e fortë.

Për të gjitha momentet tona të bukura që më bënë të përjetoja lumturi dhe ndjenja të forta, i them faleminderit me gjithë zemër.

Por ka kohë edhe për veten al, në ndërgjegje, e të vërtetën e kësaj historie, dhe ka zgjedhur të deklarohet se asnjëherë s’do mundeshim të kishim një relacion romantik, mendoj se nuk kam arsye ta takoj jashtë shtëpisë, të paktën për një diskutim të këtij lloji.

Unë isha bërë e tepërt në optikën e tij, e po më thuhej shpesh fraza ‘Unë, ti në këtë shtëpi’. Po ma bën të pamundur të qëndroj këtu, po më prish lojën për të cilën kam sakrifikuar etj.

Për një njeri që shkatërron lojën dhe veten, për të mbrojtur e luftuar për lojën e dikujt tjetër, është dëshpëruese të dëgjosh këto fjalë.

Nuk e përballoja dot më këtë si akuzë, dhe shumë veprime të tjera kontradiktore, ndaj dhe arrita në pikën ku rrugëtimi im te ndërpritet.

Uroj me gjithë zemër që tani që nuk jam, të mundet të bëjë lojën e tij pa u prishja, sepse nuk dua të jem kurrë pengesë.

Nëse dinamika do të jetë e tillë, patjetër që vazhdoj të jem koherente me deklaratën time se ai meriton ta fitojë këtë edicion, si lojtari më i larmishëm dhe me qëllim të qartë brenda asaj shtëpie. Por edhe si njeriu që pati aftësinë të fitojë zemrën dhe ndjenjat e mia me një intensitet të thellë, të qeshura e të qara. Më bëri ta harroja që isha pjesë e një loje të shtëpie ku përshtatesha me vështirësi, e ta doja atë vend.

Kemi ndarë pjatën dhe shtratin së bashku dhe nga ana ime, nuk do përçmohet asnjëherë.

Zgjedh të mbaj mend për mirë, e të le kohën e Zotin të ndajë hallallin dhe harramin!

Faleminderit nga shpirti për gjithë dashurinë dhe vlerësimin tuaj.

E juaja, Egli!

Tags: egli

Nga Kategoria

Aktualitet

4 viktima dhe 7 të lënduar! Bilanci tragjik i aksidenteve me makinë vetëm sot

23 Korrik, 2025
Lajme

Jozi e pranon Publikisht: Unazën e Loredanës do ta kthej te argjendari, jam në lidhje tjetër

23 Korrik, 2025
Bota

Vendet e BE-së po diskutojnë kufizime të moshës së fëmijëve në rrjetet sociale

23 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Skandali i MikroKredive: Raiffeisen Bank, BKT dhe ProCredit përfshihen në skemën që u grabiti qytetarëve mbi 40 milionë euro

23 Korrik, 2025

Skemë mashtruese në emër të Raiffeisen Bank/ Qytetarit i vidhen 1 milion lekë pas një klikimi fatal!

23 Korrik, 2025

4 viktima dhe 7 të lënduar! Bilanci tragjik i aksidenteve me makinë vetëm sot

23 Korrik, 2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk

Tragjedi/ Humbin jetën 10 persona

23 Korrik, 2025

Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve, zbardhen diskutimet mes Rusisë dhe Ukrainës

23 Korrik, 2025

Tërmeti i fortë trondit Greqinë

23 Korrik, 2025

A erdhi fundi politik i Veliajt? Ja si përgjigjet Agron Shehaj

23 Korrik, 2025

Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

23 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.