• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk i kam pasur borxh njeriu!” Flet babai i 13-vjeçarit në Durrës: Më duket sikur më thërret

6 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj hapi dyert për “Top Channel” duke rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tragjedisë më të rëndë që ka pësuar e gjithë zona dhe qytetit të Durrësit, vitet e fundit. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Ikja, lëvizja, tani më preu krahët. Këto ditë i kaloj se kur dal në çdo cep më duket sikur më thërret: ‘o babi, po pse s’më merr?’. Do vij o babi, i them, do vij.

Kështu që s’kam komente. Çfarë të them më? Flas, kudo në çdo cep e shoh, më del. ‘Pse s’më merr babi?!’, më thotë. Do vij, i them. Vetëm më thërret”, u shpreh babai Ermal Muçaj.

Lexo edhe:

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

Enea humbi jetën teksa po shijonte një akullore bashkë me shokun e tij të ngushtë Klesin që gjithashtu humbi jetën. Bashkë me ta ishte dhe djali i hallës së Eneas, Arbioni, 8 vjeç, që sot iu nënshtrua një tjetër operacioni te spitali i Traumës.

Enea kishte shumë ëndrra. Ishte shumë entuziast pasi këtë të premte do të shkonte me klasën në Vlorë, por…

Veç pasionit për futbollin, ai projektonte të ardhmen e tij pranë të atit, për t’u bërë krah i fortë i familjes.

“E shihja e buzëqeshte e i thosha ‘He merr bab do ti ngjash babit?’. ‘Po’ më thoshte. ‘Do bëj profesionalen, do vij me ty të ndihmoj’ thoshte. Mekanik… Ishte shumë i pasionuar..”, u shpreh i ati.

Por kjo ëndërr u këput në mes nga një aksident që sipas familjarëve ishte i paralajmëruar, po jo i parandaluar. Babai denoncon neglizhencën e institucioneve, ndërsa denoncimet e vazhdueshme të tyre për autorin e dyshuar ranë në vesh të shurdhër.

“Nuk ia kam pasur borxh njeriut edhe nuk e di. Nuk e di se si… do ishte parandaluar me 100 firma.

Kishim muaj, muaj e muaj që merrnim tabulatet, telefonatat nga gjithë banorët e lagjes. Edhe policia vinte, qeshte… një gjë qesharake”, tha ai.

Akuza e prindit rëndon mbi policinë dhe mungesën e sigurisë rrugore, ku rreziku, sipas tij është i pranishëm për të gjithë fëmijët.

“Ishte i përditshëm, i përditshëm. Tapë. Ecte në mënyrë të pakontrollueshme, por policët e korruptuar e lanë, pinin kafe dhe kthenin fletën.

Institucioneve do t’u thoshim: në rrugë s’po na i lini të kalojnë kalamajtë, në trotuar po na i shtypni. Tashti parqe s’keni bërë. Ku mund t’i lëmë fëmijët? Vetëm këtë të na thonë, se ku mund t’i lëmë?…”, u shpreh i ati.

E mbytur nga dhimbja është edhe gjyshja e Eneas. Mes vuajtjes për nipin që rriti me sakrifica, ajo përpiqet të gjejë forcë, ndërsa pret me padurim të mësojë dhe ecurinë e nipit tjetër që mbeti i plagosur.

“Gjyshe jam po mezi e kam rritur. Edhe më iku çuni, 13 vjeç tani… çfarë të them, siç më sheh. Mezi qëndroj në këmbë. Vetëm e keqja se duhet durim. Durim djali, do durim nusja. Ne jemi gjyshër, po këta janë prindër. Edhe kështu që… do bëj durim, po është dhimbje shumë e fortë”, tha gjyshja.

Sot, e vetmja forcë që e mban në këmbë këtë familje janë dy fëmijët e tjerë.

“Forcë shoh te ky, sikur atë e kam afër. Shoh këtë edhe gocën, them i kam afër, po ai prapë duket sikur më thërret”, u shpreh i ati.

Ndërsa familja Muçaj dhe Nikolli, fqinjë prej një jete, kërkojnë forcë tek të gjallët, drejtësia mbetet e vetmja kërkesë që mund t’i japë pak paqe kujtimit të Eneas dhe Klesit, si dhe të merren masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera në këto rrugë.

Nga Kategoria

Lajme

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

6 Nëntor, 2026
Bota

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

6 Nëntor, 2026
Aktualitet

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’: Të pezullohet, cenohen të drejtat dhe liritë e njeriut

6 Nëntor, 2026

Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet!

6 Nëntor, 2026

I dënuar me 9 vite burg në Itali për prostitucion, arrestohet 71-vjeçari në Vaun e Dejës, pritet ekstradimi

6 Nëntor, 2026

Ardit Gjebrea paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

6 Nëntor, 2026

Spanjë/ Sekuestrohen mbi 10 tonë kokainë, në hetim organizata kriminale shqiptare

6 Nëntor, 2026

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri, shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026

Kërcënime me bomba në mbi 25 fluturime në 7 vende të Europës, dyshimet drejtohen nga Rusia

6 Nëntor, 2026

Goditet një grup kriminal që shpërndante lëndë narkotike afër shkollave, 4 të arrestuar në Fier

6 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.