Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimate në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë mëgjesit, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.











