Greqi – Policia greke ka bërë publike të dhënat dhe fotot e dy shtetasve të huaj, një 20-vjeçar rumun dhe një 40-vjeçar shqiptar, të arrestuar për abuzim seksual ndaj dy fëmijëve të mitur, 2 dhe 4 vjeç.
Sipas hetimeve, 20-vjeçari dyshohet se ka shfrytëzuar lidhjen familjare me nënën e fëmijëve për t’i mbajtur ata në banesën e tij, ku më pas thirri edhe 40-vjeçarin.
Të dy dyshohet se kanë kryer veprat penale të abuzimit me të mitur dhe posedimit të materialit të pornografisë së fëmijëve.
Në banesën e tyre u gjet një sasi e madhe materiali të ndaluar. Publikimi i të dhënave u bë me urdhër të Prokurorisë me qëllim identifikimin e mundshëm të viktimave të tjera dhe mbrojtjen e publikut.











