• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Një Range Rover dhe një Hyundai, hetuesit në kërkim të autorëve të vrasjes së Renis Dobrës, kushëriri thotë se u rrëmbye nga dy makina në dalje të Burrelit

10 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Matit në lidhje me vrasjen e të riut Renis Dobra. Trupi i tij u gjet mëngjesin e djeshëm buzë liqenit të Shkopetit, nga një banor i zonës, me mavijosje në zonën e qafës. Kjo i ka shtyrë hetuesit të besojnë se ai është mbytur.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar detajet shtesë të hetimit, pasi kamerat e sigurisë që ka sekuestruar policia, kanë arritur të fiksojnë imazhet e dy automjeteve fuoristradë “Range-Rover” i zi dhe një fuoristradë “Honday Santa” ngjyrë e bardhë.

Të dyja makinat janë përdorur nga autorët e krimit, të cilët pasi e kanë marrë, Renis Dobran, e kanë mbytur me litar. Vdekja nga asfiksia është provuar që prej ditës së djeshme nga ekspertiza mjeko-ligjore, e kryer nga 3 ekspertë në Tiranë.

Lexo edhe:

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret me sulme në Kuvajt dhe Bahrejn

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia dhe Prokuroria e Dibrës, kanë arritur të kapin siluetën e dy mjeteve, por jo të fiksojnë qartësisht targat dhe drejtuesit e tyre.

Përmes disa kamerave të sekuestruara, është zbuluar itinerari i dy fuoristradave të përdorura nga autorët, që sipas grupit të hetimit imazhet e tyre janë shfaqur deri në Milot dhe më tej nuk është konstatuar asnjë pamje e tyre.

Policia ka kryer disa kontrolle në servise dhe varreza automjetesh që ndodhen në këtë zonë, por deri në këtë fazë këto kontrolle, nuk kanë sjellë rezultat.

Nga kamerat, nuk dallohen qartësisht drejtuesit e mjeteve apo personat që kanë qëndruar në vend të parë. Ndërkohë përmes dëshmisë së kushëririt të viktimës, rrëmbimi i 23-vjeçarit Renis Dobra, është kryer rreth 2 kilometra nga dalja e qytetit të Burrelit.

Personat me dy fuoristradë “Range Rover” dhe “Honday Santa”, janë paraqitur si punonjës policie, dhe dy prej tyre kanë hipur në makinën e viktimës Renis Dobra, duke krijuar perceptimin tek i afërmi se do e shoqëronin në komisariat.

Por i riu është gjendur mëngjesin e ditës tjetër në një humnerë, 10 metra larg ujërave të liqenit të Shkopetit. Sipas ekspertizës, autorët e kanë mbytur diku tjetër Renis Dobran dhe më pas në orët e vona të natës, kanë shtyrë mjetin në një teren të thepisur, ku brenda tij kishin futur trupin e pajetë të 23-vjeçarit.

Gjatë rrotullimeve që ka bërë makina në humnerë, trupi i pajetë ka dalë nga mjeti, duke mbetur në disa shkurre, pa rënë në ujërat e liqenit të Shkopetit. Kurse mjeti është fundosur në ujë.

Në ditën e sotme, policia mundi të nxjerrë makinën jashtë dhe gjatë kryerjes së saj nuk është arritur të gjendet telefoni i viktimës apo sende të tjera që do ndihmonin hetimin për zbulimin e autorëve të kësaj vrasjeje të tmerrshme.

Hetuesit flasin se mbytja me litar e 23-vjeçarit është kryer diku tjetër dhe më pas e kanë futur në makinën e tij për ta hedhur në mesnatë në liqen. Dobra, ishte djali i vetëm mes 3 motrave i familjes së Rufat Dobrës, i cili ka kërkuar nga policia dhe prokuroria e Dibrës, zbardhjen sa më parë të ngjarjes së rëndë.

Renis Dobra, rezultonte i arrestuar dhe dënuar disa herë nga drejtësia gjermane për akuzën e “Shitjes së lëndëve narkotike”.

Kjo është vetëm njëra nga pistat hetimore ku është fokusuar policia. Por ndërkohë jashtë vëmendjen nuk janë lënë dhe disa konflikte që ka pasur viktima me disa persona të tjerë të zonës, të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë. Ndërkohë nuk përjashtohet as pista e shitjes së lëndëve narkotike brenda territorit të Shqipërisë.

Nga Kategoria

Bota

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret me sulme në Kuvajt dhe Bahrejn

9 Korrik, 2026
Aktualitet

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

9 Korrik, 2026
Kryesore

Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

9 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret me sulme në Kuvajt dhe Bahrejn

9 Korrik, 2026

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshohet se mjekohet në spital privat

9 Korrik, 2026

Gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

9 Korrik, 2026

Parashikimi i motit për sot, rriten temperaturat, ditë kryesisht e kthjellët

9 Korrik, 2026

Rikthehet i nxehti afrikan: Në fundjavë termometri arrin 40 gradë

9 Korrik, 2026

Polemika të mëdha, FIFA cakton trupë arbitrash argjentinase për Francë-Marok

8 Korrik, 2026

Pistoleta të personalizuara me emra dhe plumba të vërtetë, dhurata e Erdogan për liderët e NATO-s

8 Korrik, 2026

Senatorja paraguajane sulmon sërish Mbappén: “Ky bir k***e refuzoi t’i jepte dorën Gill”

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.