• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Një ditë më parë vizitoi varrin e të atit, Hashim Thaçi takohet me familjarët në zyrat e EULEX-it në Kosovë

22 Mars, 2025
tek Kosova, Kryesore
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, një ditë pasi vizitoi varrin e të atit në Skënderaj është takuar me familjarët e tij në zyrat e EULEX-it. Kjo është hera e parë që prej se ndodhet në paraburgimin në Hagë nga viti 2020, që ish presidenti Thaçi kalon natën në Kosovë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Disa të rinj u mblodhën para zyrës së EULEX-it dhe po mbajnë pankarta të ndryshme në duar. Ndërkohë nuk mungojnë as flamujt e UÇK-së.

Drejtësi, jo politikë”, shkruhet në pankartat e tyre.

Lexo edhe:

Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mblidhen për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’

I ka shpëtuar disa herë atentateve, ekstradohet nga Italia “Leksi i druve”, pjesë e dosjes “Metamorfoza”

Teksa vizitoi varrin e të atit, ai la edhe një kurorë me lule me mbishkrimin: “Te varri yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falenderoj të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Haxhi Thaçi u përcoll për në banesën e fundit me 18 Mars në Burojë të Skënderajt. Kjo është vizita e dytë në Kosovë e Hashim Thaçit brenda një intervali të shkurtër kohor. Ish-Presidenti i vendit ka ardhur në Prishtinë më 13 mars ku për disa orë ka qëndruar në QKUK për të vizituar babanë që po trajtohej aty. 

Babai i Hashim Thaçit, Haxhi Thaçi ndërroi jetë  më 16.03.2025. Ai ishte shtruar në Qendrën Klinike Universitare për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Të enjten e kaluar ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit i dha leje për vizitë Gjykata Speciale, e cila po e gjykon për krime të pretenduara të luftës. Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë. Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Zyra e Prokurorisë Speciale e ka ngarkuar atë me vepra që lidhen me ndikimin në dëshmitarë ndërsa ndodhet në një proces gjyqësor për krime të pretenduara të luftës.

Më 6 dhjetor 2024, Specialja konfirmoi aktakuzë të re kundër Thaçit, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Fadil Fazliut. Bëhet fjalë për vepra penale që lidhen me pretendime për “të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve” në rastin gjyqësor “Thaçi dhe të tjerët”. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë hyrë në vitin e pestë që ndodhen në paraburgim nën pretendimet për krime lufte.

Nga Kategoria

Aktualitet

Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mblidhen për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’

9 Prill, 2026
Aktualitet

I ka shpëtuar disa herë atentateve, ekstradohet nga Italia “Leksi i druve”, pjesë e dosjes “Metamorfoza”

9 Prill, 2026
Kryesore

Miratohet propozimi i PS për mocionin me debat më 14 maj, Bardhi: Keni shkelur rregulloren! Na është mohuar transparenca

9 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Alarmi me paraburgimet/ Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mblidhen për rishikimin e praktikës ‘arrest me burg’

9 Prill, 2026

I ka shpëtuar disa herë atentateve, ekstradohet nga Italia “Leksi i druve”, pjesë e dosjes “Metamorfoza”

9 Prill, 2026

“Ta kërkojmë në njerëz të humbur”, shëndetësia në KOLAPS, Korreshi kërkon në Kuvend ministren Sala: Na ka bërë merak, ku është? I thoni që i ka kaluar rroga…

9 Prill, 2026

Miratohet propozimi i PS për mocionin me debat më 14 maj, Bardhi: Keni shkelur rregulloren! Na është mohuar transparenca

9 Prill, 2026

“Do më mungosh dashuria ime”/ Gratë rrihen me njëra-tjetrën gjatë ceremonisë së varrimit: Kush je ti?

9 Prill, 2026

Debat për komisionet hetimore/ Balla-opozitës: Ju “dashnorët” e rinj të integrimit, nuk keni votuar asnjëherë pro

9 Prill, 2026

“Nuk do ndajmë vilajetet”, Tabaku për ndryshimet e Rregullores së Kuvendit: Shkelin parimet e bashkëjetesës, kufizon kohën e fjalës! Korrupsioni dhe krimi problem për integrimin

9 Prill, 2026

Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

9 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.