Partia Demokratike ka njoftuar të hënën mbajtjen e një proteste kombëtare përpara ambienteve të kryeministrisë në Tiranë.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në mbrëmje. Për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm, punënjësit e kryeministrisë kanë nisur punën për përforcimin e dyerve të godinës së kryeministrisë.
Për orë të tëra gjatë mbrëmjes së sotme, punënjësit u panë duke montuar përforcues në dyert e kryeministrisë. Ende është i paqartë skenari që do të udhëheqin kryesorët e protestës.










