• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Nico Paz flet për sezonin te Como dhe nuk mbyll derën për një rikthim te Real Madrid

17 Prill, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Nico Paz po kalon një sezon shumë të mirë te Como dhe është kthyer në një nga emrat më të përfolur në Serie A. Argjentinasi i lindur në vitin 2004, në një intervistë për SportMediaset, foli për rritjen e tij te Como, për ëndrrën e Kupës së Botës 2026 dhe për mundësinë e një rikthimi te Real Madrid në të ardhmen.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mesfushori vlerësoi punën e bërë nga skuadra dhe sidomos ndikimin e Cesc Fabregas, duke theksuar se trajneri ka pasur rol vendimtar në ecurinë e ekipit.

“Po ecim mirë. Sinqerisht, nuk e prisnim që sezoni të shkonte kaq mirë, por puna e jashtëzakonshme që kemi bërë po jep fryte dhe mendoj se e meritojmë. Fabregas ka qenë faktori më i rëndësishëm. Ai ka shumë besim te ne, është një trajner i ri, një njeri që jeton për futbollin, punon shumë, studion shumë dhe më lejon të luaj në mënyrën që dua. Kjo është thelbësore”, u shpreh Paz.

Lexo edhe:

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

Ai foli edhe për rritjen e tij personale dhe profesionale, duke kujtuar se te Como erdhi pa pasur eksperiencë me ekipin e parë të Real Madrid.

“Erdha këtu nga Real Madrid Castilla, pa luajtur asnjëherë për ekipin e parë të Real Madrid. Tani ndihem shumë më i pjekur, më i përgatitur për të luajtur në këtë nivel. Është një kampionat i mirë dhe jam i përqendruar të përmirësohem çdo ditë për të vazhduar të rritem”, deklaroi ai.

Një nga sfidat më të rëndësishme për Como do të jetë ndeshja ndaj Inter në “San Siro”, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Paz tha se nuk ndien presion dhe se mendon vetëm për fushën.

“Kur luaj futboll, përpiqem të përqendrohem vetëm te loja ime. Nuk mendoj për asgjë jashtë fushës, vetëm për ndeshjen. Presionin ia vendos vetes”, tha ai, duke mohuar gjithashtu çdo kontakt me Inter.

Argjentinasi kujtoi edhe golin e shënuar me Real Madrid në Champions League ndaj Napoli në vitin 2023, një moment që e konsideron të paharrueshëm.

“Ishte lumturi e pastër. Isha ende një djalosh, në ndeshjen time të dytë me ekipin e parë. Të shënosh në Champions League kundër një skuadre si Napoli, me gjithë ata yje që luanin në Madrid, në një stadium si ‘Bernabeu’… kur shënova, të gjithë po bërtisnin dhe po këndonin emrin tim. Ishte një ndjesi e pabesueshme”, tregoi ai.

Sa i përket një rikthimi të mundshëm në Spanjë, Paz nuk dha shumë detaje, por as nuk e përjashtoi.

“Nuk dua të mendoj për ato gjëra. Jam 100 për qind i përqendruar këtu te Como. Dua të jap maksimumin në fushë. Pastaj, nëse në të ardhmen vjen një mundësi, do ta shohim”, tha ai.

Në fund, ai foli edhe për ëndrrën e madhe për të luajtur në Kupën e Botës 2026 me Argjentinën, duke zbuluar edhe një këshillë nga Lionel Messi.

“Kam ëndërruar për Kupën e Botës që kur isha fëmijë, që kur i shihja ndeshjet në televizor. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme për mua. Punoj çdo ditë për të arritur aty. Messi më ka thënë të punoj fort dhe të qëndroj me këmbë në tokë. Do të doja t’ia vidhja këmbën e majtë”, përfundoi Nico Paz.

Tags: Cesc FabregascomoNico PazReal madrid

Nga Kategoria

Sporti

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026
Sporti

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026
Sporti

Zyrtare, Manchester City transferon Elliot Anderson për 116 milionë paund

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Manjani për Shehajn: Të isha në vend të gardistëve do ia fusja shpullë syve! Dil jashtë legen

23 Korrik, 2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat dhe nafta

23 Korrik, 2026

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin

23 Korrik, 2026

Moti i keq të premten, policia apel: Mos dilni në det, kujdes maksimal në rrugë

23 Korrik, 2026

Gomerët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë, sfidojnë edhe teknologjinë

23 Korrik, 2026

Zjarre masive në Francë, mbi 20 mijë të evakuuar

23 Korrik, 2026

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.