• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 3 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Ngec konstituimi i Kuvendit, gazetarët protestë kundër Kurtit, hedhin mikrofonat në tokë

23 Prill, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Refuzimi i vazhdueshëm i kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të folur para mediave ka shkaktuar reagim të ashpër nga gazetarët në Kosovë.

Ata kanë vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre në tokë këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri.

Ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste, pasi Kurti nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit, bën me dije Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë.

Lexo edhe:

I gjithë Kukësi mbeti pa drita sonte për shkak të një defekti

Zegjineja futet përsëri në parlament, Maldrita Bardho jep dorëheqjen

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë aktorët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme siç është konstituimi i legjislaturës së re,” tha Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë.

Ndërkohë, krijimi i institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka ngecur me seancën e pestë që u mbajt këtë të mërkurë, e cila dështoi sërish në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Seanca e radhës do të vazhdojë brenda 48 orëve, ditën e premte, ndërsa palët duken të jenë larg një zgjidhjeje. Përpara seancës, kryesuesi Avni Dehari mblodhi në një takim përfaqësuesit e partive politike, por pa asnjë rezultat.

Edhe sot, Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë, bëri të njëjtin propozim.

“Propozoj Albulena Haxhiun. Ju ftoj të votoni, të mos e mbani më të bllokuar këtë proces,” tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Haxhiu siguroi vetëm 57 vota nga të paktën 61 të nevojshme për t’u zgjedhur. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, akuzoi Vetëvendosjen se po e çon vendin në një fazë që s’ka qenë kurrë më parë.

“Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon ta propozojë kryetarin e Kuvendit… ka vendosur ta mbajë peng shtetin, për shkak të tekeve të tyre, për një emër të përveçëm. Nuk mund t’ua imponojnë emrin deputetëve të opozitës. Mentaliteti arbitrar i marrjes së votës me zor nuk ka vend në një sistem demokratik,” u shpreh Memli Krasniqi, kryetar i PDK.

Krasniqi tha se Vetëvendosja e di kush janë dy emrat brenda saj që mund të marrin mbështetjen e opozitës, por pavarësisht kësaj, vendos të mbajë të bllokuar procesin.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të mbështesin asnjë kandidat të Vetëvendosjes për shkak të sjelljes së tyre dhe gjuhës përçarëse.

Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte në të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike, duke kërkuar nga LVV propozimin e një kandidature unifikuese, teksa kjo e fundit ka thënë se kontestimi i emrit të zgjedhur është i papranueshëm.

Tags: konstituimi i kuvenditkosove

Nga Kategoria

Aktualitet

I gjithë Kukësi mbeti pa drita sonte për shkak të një defekti

2 Korrik, 2025
Aktualitet

Zegjineja futet përsëri në parlament, Maldrita Bardho jep dorëheqjen

2 Korrik, 2025
Ekstra

Vetëm me një përbërës, metoda si të pastroni hekurin dhe ta ktheni atë si të ri

2 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

I gjithë Kukësi mbeti pa drita sonte për shkak të një defekti

2 Korrik, 2025

Uindi, motra e Encës mund të jetë pjesë e BigBrother

2 Korrik, 2025

Barcelona synon 140 milionë euro përfitime nga shitja e 3 lojtarëve

2 Korrik, 2025

Zegjineja futet përsëri në parlament, Maldrita Bardho jep dorëheqjen

2 Korrik, 2025

Kandidatja e PS në Fier ia “lë” mandatin e deputetit, Zegjinesë: Ka luftuar më shumë se unë në fushatë

2 Korrik, 2025

Rekord për 2025/ Rreth 20,000 emigrantë kalojnë Kanalin anglez me varka të vogla

2 Korrik, 2025

Blerje 63 milionë euro, Chelsea përforcohet në sulm

2 Korrik, 2025
Ashtray and cigarettes. Tobacco smoking. Nicotine addiction

OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer

2 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.