• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj

25 Mars, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në listën me pak emra të huajsh ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë është edhe ai i portugezit i rritur në Londër, Ruben Saraiva.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Po kush është 45-vjeçari Saraiva, i cili mori përsipër të ekzekutonte me 6 plumba Ardian Nikulaj në Prill 2023, pas refuzimit të shumës prej 500.000 euro nga killerat vendas të Niklës?

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, me ndihmën e Tiago Carrasco, gazetar i revistës portugeze Expresso, ndërton profilin e vrasësit të Ardian Nikulajt.

Lexo edhe:

Foli në media për Ballukun, Elezi: Gruaja mori mezashe për të më mbyllur gojën mua

Paralajmërimi i Ballës, çfarë mase do marrë PS për Spiropalin?

Ruben Saraiva është djali i Clinton Saraivas, i cili erdhi nga Johanesburgu në Afrikë  e Jugut, për të luajtur futboll me U-19 të ekipin protugez ‘Académica Coimbra’.

Në  qytetin Coimbra, kur ishte 20 vjeç Clinton takohet me Milu, me origjinë nga Angola e cila punonte si banakiere në një lokal. Nga lidhja e tyre në vitin 1995 erdhi në jetë Ruben.

Më pas ata zhvendosen në Londër ku blejnë edhe një shtëpi në vitin 2004 në zonën South Reading në vlerën e 150.000 stërlina.

Kjo është një foto ekskluzive siguruar nga Top Channel, ku është fiksuar Ruben Saraiva kur ishte në shkollën fillore në Londër.

Disa vite më pas prindërit e tij divorcohen dhe në moshën 17-vjeçare nis përballja e parë e Ruben si shkelës ligji. Një gjykatë në Londër, në Nëntor 2013 e dënon me 9 muaj shërbim prove pasi pranoj akuzat për qëllim shitje të 32 dozave heroine që iu kapën.

Atë kohë Ruben jetonte me gjyshen dhe kishte nisur punë në magazinën e shpërndarjes të supermarketeve Tesko. Në vitet e mëpasshme Ruben punoi si asistent- trainer në Londër me babain Clintonin duke i mësuar fëmijëve futbollin.

Por përsëri përfshihet në probleme me drejtësinë dhe dënohet disa vite për rrahje e përdorim thike. Pas përfundimit të dënimit ai është dëbuar nga Anglia në Portugali.

Rikthyer përsëri në Londër dhe në rrethana edhe të panjohura rekrutohet si vrasës me pagesë dhe mbërrin në Shqipëri më 14.02.2023  ku në aeroport pritet nga Edmond Haxhia dhe ish e fejuara e tij.

Haxhia është akuzuar nga prokuroria Lezhë si organizator i vrasjes për qëllime gjak-marrje pas një kalvari 30 vjeçar vrasjesh mes fiseve Lekstakaj dhe Niklulaj. Dy javë më parë, pak përpara se prokurori Arben Nika në pretencë të kërkonte burgim përjetë,

Saraiva iu drejtua gjykatës me një fjalë përmbajtja të cilës është siguruar nga Top Channel.

Ruben Saraiva nuk ka folur për provat filmike dhe ato të përftuara nga ADN-ja përmes të cilave u shpall fajtor por për kushtet në burg prej ekstradimit nga Maroku nga Interpol Tirana,  në 31 Dhjetor 2024.

“I nderuar trup gjykues. Ju kërkoj të dëgjoni jo vetëm faktet e çështjes, por edhe zërin e një njeriu që ka jetuar në heshtje të plotë për mbi dy vjet brenda mureve të këtij shteti. Autoritetet e burgut kanë zbatuar ndaj meje një protokoll të veçantë i cili ka nënkuptuar. Izolim të plotë nga çdo i paraburgosur tjetër. Ndalim të ajrimit të përbashkët me persona të tjerë apo aktivitete të përbashkët brenda burgut.

Ndalim të çdo kontakti me botën e jashtme, duke përfshirë familjen time dhe konsullatën e Portugalisë. Nuk kam mundur të kontribuoj në mbrojtjen time në mënyrën që ligji ma garanton.  Kjo nuk është ankesë e thjeshtë për kushte jetese, është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës sime për gjykim të drejtë”, shprehet Saraiva.

Pasi vendimi i sotëm i Gjykatës Lezhë, të marrë formën e prerë Top Channel mëson se avokati i tij Kujtim Cakrani,  do të nisë procedurën e transferimit të Ruben për vijimin e vuajtjes së dënimit, në një burg në Angli ose Portugali. /Top Channel

Nga Kategoria

Aktualitet

Foli në media për Ballukun, Elezi: Gruaja mori mezashe për të më mbyllur gojën mua

25 Mars, 2026
Aktualitet

Paralajmërimi i Ballës, çfarë mase do marrë PS për Spiropalin?

25 Mars, 2026
Aktualitet

Ishte shpallur i zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë i moshuari

25 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga trajner futbolli, në vrasës me pagesë, kush është portugezi që vrau biznesmenin Ardian Nikulaj

25 Mars, 2026

Gjykata vendos: Facebook, Instagram dhe Google krijojnë varësi

25 Mars, 2026

Foli në media për Ballukun, Elezi: Gruaja mori mezashe për të më mbyllur gojën mua

25 Mars, 2026

Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës

25 Mars, 2026

Ndeshja me poloninë, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle, duam fitore

25 Mars, 2026

Trump takohet me Xi në maj: Do të jetë një ngjarje monumentale

25 Mars, 2026

Arabia Saudite, MLS apo Europa, cilat janë opsionet e Mohamed Salah pas largimit nga Liverpooli

25 Mars, 2026

Paralajmëron Shtëpia e Bardhë: Nëse Irani nuk pranon paqen, përballet me ferrin

25 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.