Aktori Michael B. Jordan e festoi në mënyrë të thjeshtë fitoren e tij në Oscars 2026. Ai u shpall fitues i çmimit për Aktorin më të Mirë për rolin në filmin “Sinners”, gjatë ceremonisë së mbajtur në Dolby Theatre në Los Angeles.
Pas përfundimit të ceremonisë, në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, Jordan u pa duke festuar në mënyrë spontane me një hamburger në restorantin e njohur In-N-Out në Hollywood. Pamjet ku ai shfaqet duke mbajtur në dorë statujën e artë të Oscar-it ndërsa ha hamburger u shpërndanë shpejt në rrjetet sociale dhe u bënë virale.
Ky moment i thjeshtë pas një suksesi të madh u komentua gjerësisht nga fansat, të cilët e panë si një shenjë të natyrës së tij të përulur dhe të lidhjes me jetën e përditshme, pavarësisht arritjeve të mëdha në industrinë e filmit.











