• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Nga Australia në Londër dhe New York, ky është avioni Airbus që do t’i bjerë globit rreth e qark pa ndalesë

23 Nëntor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm 80 vjet më parë, udhëtimi nga Londra apo Nju Jorku drejt Sidneit ose Melburnit zgjaste më shumë se një javë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Aktualisht, një avion pasagjerësh që do të mund të përfundojë këtë udhëtim pa ndalesë është në fazat e fundit të ndërtimit, njoftoi kompania ajrore Qantas, duke publikuar edhe imazhet e para të avionit gjatë montimit. Me përshtatje si një depo karburanti qendrore në pjesën e pasme me kapacitet 20,000 litra, modeli Airbus A350-1000ULR do të jetë në gjendje të fluturojë deri në 22 orë pa ndalesë.

Qantas e ka quajtur këtë nismë “Project Sunrise” (“Projekti Agimi”), sepse gjatë fluturimeve kaq të gjata pasagjerët mund të shohin dy agime në të njëjtin udhëtim.

Lexo edhe:

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

Kur fluturimet komerciale të nisin në gjysmën e parë të vitit 2027, ato do të shkurtojnë deri në katër orë kohën aktuale të udhëtimit nga Londra ose Nju Jorku drejt bregut lindor të Australisë. Ndërkohë që modeli Boeing 787-9 Dreamliner mund të përshkojë 17 orë pa ndalesë deri në Perth (në bregun perëndimor të Australisë), arritja në anën tjetër të vendit është cilësuar si “sfida e fundit e aviacionit”, sipas një postimi të Qantas.

Projekti ka nisur që në vitin 2017, por u vonua për shkak të pandemisë së Covid-19, që përkohësisht paralizoi industrinë e aviacionit botëror.

Në vitin 2022, Qantas porositi 12 avionë Airbus A350-1000ULR për fluturimet e gjata drejt e nga Australia, dhe avioni i parë pritet të dorëzohet në tetor të vitit të ardhshëm. Në përditësimin e fundit të projektit, kompania publikoi imazhe dhe video nga selia e Airbus në Toulouse, Francë, ku po montohet avioni.

Faza e parë tregoi daljen e trupit të avionit nga një avion transportues gjigant, i njohur si Airbus Beluga. Më pas, pjesët e tjera të avionit u bashkuan në një hangar të specializuar. Qantas bëri të ditur se të gjitha pjesët kryesore janë tashmë të montuara dhe avioni do të zhvendoset në një hangar tjetër për instalimin e motorëve dhe pajisjeve të testimit të fluturimit.

Përveç kohëzgjatjes rekord të fluturimit, projekti synon të “transformojë përvojën e udhëtimit shumë të gjatë, duke përdorur dizajn të bazuar në studime shkencore për të minimizuar lodhjen dhe për të maksimizuar mirëqenien,” tha drejtoresha ekzekutive e Qantas, Vanessa Hudson.

Avioni do të ketë vetëm 238 vende, krahasuar me rreth 400 vende që zakonisht kanë modelet e tjera A350-1000. Hapësira shtesë do të përdoret për një “Zonë Mirëqenieje” (Wellbeing Zone) të ndërtuar posaçërisht midis kabinave të klasës premium economy dhe ekonomike, si dhe për suita luksoze të klasit të parë.

Tags: avion

Nga Kategoria

Bota

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026
Kryesore

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026
Bota

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gatti shpëton Juventusin në shtesë, Milani ndalet në barazim 1-1 në Torino

6 Shtator, 2026

Irani paralajmëron SHBA-të: Përgjigjja ndaj sulmeve do të jetë “më e rëndë dhe më e dhimbshme”

6 Shtator, 2026

Çmimi i karburanteve në “qiell”, por shqiptarët sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë rrisin konsumin

6 Shtator, 2026

Lajme të mira për Mourinhon para supersfidës në Champions League, tre lojtarë rikthehen në stërvitje

6 Shtator, 2026

Chelsea i Xabi Alonsos nuk ia del përballë Arsenalit, “Topçinjtë” fitojnë derbin e Londrës

6 Shtator, 2026

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

6 Shtator, 2026

“I tregove botës se je figura më e pastër politike që ka pasur Shqipëria” – Biznesmeni tropojan nuk “përmbahet” në takimin e Berishës

6 Shtator, 2026

Barcelona shkatërron Valencian në “Mestalla” dhe merr e vetme kreun e La Ligës

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.