Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar për ABC se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Aajatollah Ali Khamenei. Sipas Netanyahut, shënjestrimi i Khameneit do t’i jepte fund konfliktit dhe nuk do ta përshkallëzonte atë.
I pyetur për koment lidhur me zërat që presidenti amerikan Donald Trump ka vënë veton ndaj një plani të Izraelit për të eliminuar Khamenein, për shkak të frikës nga një përkeqësim i mëtejshëm i konfliktit, Netanyahu u përgjigj: “Nuk do ta përkeqësojë, por do t’i japë fund.”