Të dielën, më 21 shtator, do të mbahet në Tiranë një përkujtimore për aktivistin e ndjerë, Charlie Kirk.
Përkujtimorja do të mbahet në orën 18;00, përpara Akademisë së Arteve.
Charlie Kirk ishte një aktivist i njohur politik amerikan, i njohur për angazhimin e tij në promovimin e vlerave konservatore dhe të lirisë individuale, si dhe për lidhjet e tij të ngushta me Presidentin amerikan Donald Trump.
Ai po mbante një fjalim në kuadër të turit të tij “American Comeback Tour”, kur u qëllua për vdekje nga Tyler James Robinson, një 22-vjeçar.
