• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 5 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Në ditëlindjen e 34 të PD-së, Sali Berisha kujton mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë e Nishanit e qytetarinë e Gerti Bogdanit

11 Dhjetor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike, por jo vetëm, pasi aleatë e demokratë të vjetër u bënë bashkë mbrëmjen e kësaj të mërkure ku dhe festuan 34-vjetorin e themelimit të kësaj force politike.

Kjo ditëlindje e 34-të e PD-së e gjeti liderin e demokratëve, Sali Berishën në liri. I pranishëm në këtë ceremoni Berisha falënderoi të gjithë ata demokratë të cilët me vite me radhë kanë punuar fort për këtë parti.

Një përshëndetje dhe falënderim special nga ish-kryeminsitri shkoi dhe për Ilir Metën, Jamarbër Malltezin dhe Ervin Salianjin.

Lexo edhe:

Radhë të gjata e vonesa në pikën kufitare të Qafë-Botës pasi policia greke arrestoi 14 punonjës të doganës

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar. Çdo punonjës në “skaner”!

“Një përshëndetje të përzemërt kam për të gjithë ata opozitarë e demokratë që në këto 34 vite, kanë derdhur lumenj djerse, guximi dhe kanë mbajtur gjallë, janë shndërruar në forcën jetësore të kësaj partie dhe e kanë sjellë atë këtu në prag të fitores, fitores së saj të tretë, fitores së merituar.

Por në emër tuaj dua të përshëndes kryetarin e Partisë së Lirisë, aleatin tonë, Ilir Meta, deputetin e PD, Ervin Salianji, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, për qëndresën e tyre, të arrestuar dhe në burgjet e diktaturës”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij kryetari i Partisë Demokratike kujtoi dhe virtytet e elitës së PD-së, të clët fatkeqësisht nuk jetojnë më.

“Miq dhe të ftuar, kur kthehesh mbrapa në kohë, në ditët më të para, kur rikthen në kujtime patosin, fuqinë e protestës studentore, studentët liberatorë, tribunin e lirisë, princin e pavdekshëm të shqiptarëve, Azem Hajdari, kur viziton në kujtime emocionet e themelimit të PD, njëherazi vendosjen e pluralizmit politik dhe ndarjen e epokave në Shqipëri, vendin më monist të planetit, kur kujton eposin qytetar të shembjes së kultit më të keq që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, kur kujton entuziazmin e ditës së bardhë, ditës së parë të demokracisë që PD dhe opozita shqiptare sollën me 22 mars të vitit 1992, zëvendësimin e shtetit diktatorial me shtetin ligjor, kur kujton krenarinë e anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur kujton marrëdhëniet njerëzore të njerëzve të lirë, kur kujton trashëgiminë e atyre që sot nuk janë sot mes nesh, kur kujton tribunin e lirisë, prijësin e pavdekshëm Azem Hajdari, kujton Mandelën e Shqipërisë, Pjetër Arbnori, intelektualin vigan Ali Spahija, kujton intelektualin e shquar dhe guximtar, drejtues kryesor i PD, Gramoz Pashko, mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë dhe virtytet e Bujar Nishanit, qytetarinë e Gerti Bogdanit dhe mbi të gjitha dashurinë reciproke që anëtarët dhe mbështetësit e PD ndajnë njëri me tjetrin, kur fluturimthi kthehesh një kujtimet e pasura 34-vjeçare të historisë sonë, një gjë të vjen në mendje, çfarë fati për ne të jemi pjesë e kësaj partie”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur themeluese, themelues të Partisë Demokratike, të pranishëm në këtë sallë dhe kudo që jeni sot.

Të dashur drejtuese dhe drejtues të PD, anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie, gëzuar 34-vjetorin e themelimit të PD.

Një përshëndetje të përzemërt kam për të gjithë ata opozitarë e demokratë që në këto 34 vite, kanë derdhur lumenj djerse, guximi dhe kanë mbajtur gjallë, janë shndërruar në forcën jetësore të kësaj partie dhe e kanë sjellë atë këtu në prag të fitores, fitores së saj të tretë, fitores së merituar.

Por në emër tuaj dua të përshëndes kryetarin e Partisë së Lirisë, aleatin tonë, Ilir Meta, deputetin e PD, Ervin Salianji, drejtuesin e Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi, për qëndresën e tyre, të arrestuar dhe në burgjet e diktaturës.

Dua të përshëndes përzemërsisht praninë e aleatëve tanë, me të cilët në 32 vite kemi ndarë betejat dhe fitoret, kemi qëndruar së bashku në kauzat e drejta që besojmë.

Miq dhe të ftuar, kur kthehesh mbrapa në kohë, në ditët më të para, kur rikthen në kujtime patosin, fuqinë e protestës studentore, studentët liberatorë, tribunin e lirisë, princin e pavdekshëm të shqiptarëve, Azem Hajdari, kur viziton në kujtime emocionet e themelimit të PD, njëherazi vendosjen e pluralizmit politik dhe ndarjen e epokave në Shqipëri, vendin më monist të planetit, kur kujton eposin qytetar të shembjes së kultit më të keq që shqiptarët kanë njohur në tërë historinë e tyre, kultin e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës, kur kujton entuziazmin e ditës së bardhë, ditës së parë të demokracisë që PD dhe opozita shqiptare sollën me 22 mars të vitit 1992, zëvendësimin e shtetit diktatorial me shtetin ligjor, kur kujton krenarinë e anëtarësimit të Shqipërisë në KiE, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur kujton marrëdhëniet njerëzore të njerëzve të lirë, kur kujton trashëgiminë e atyre që sot nuk janë sot mes nesh, kur kujton tribunin e lirisë, prijësin e pavdekshëm Azem Hajdari, kujton Mandelën e Shqipërisë, Pjetër Arbnori, intelektualin vigan Ali Spahija, kujton intelektualin e shquar dhe guximtar, drejtues kryesor i PD, Gramoz Pashko, mençurinë e Sokol Olldashit, mirësinë dhe virtytet e Bujar Nishanit, qytetarinë e Gerti Bogdanit dhe mbi të gjitha dashurinë reciproke që anëtarët dhe mbështetësit e PD ndajnë njëri me tjetrin, kur fluturimthi kthehesh një kujtimet e pasura 34-vjeçare të historisë sonë, një gjë të vjen në mendje, çfarë fati për ne të jemi pjesë e kësaj partie.

Çfarë fati për ne të jemi pjesëmarrës në këtë histori të lirisë së Shqipërisë 3 herë me radhë.

Çfarë fati për ne që na u dha mundësia t’i japim Shqipërisë pluralizmin, të rrëzonim diktaturën më gjakatare në Europë.

Por jo më pak të jepnim kontributin tonë të pazëvendësueshëm në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ishim bashkë ne të gjithë këtu në Tiranë, krah mikut të shquar të shqiptarëve, presidentit Xhorxh Bush, kur u shpall për herë të parë pavarësia e shtetit të dytë të shqiptarëve, pavarësia e Kosovës.

Nga Kategoria

Aktualitet

Radhë të gjata e vonesa në pikën kufitare të Qafë-Botës pasi policia greke arrestoi 14 punonjës të doganës

5 Korrik, 2025
Aktualitet

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar. Çdo punonjës në “skaner”!

5 Korrik, 2025
Bota

Disa të plagosur pas zjarrit në bordin e një avioni pasagjerësh në Majorka

5 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Shokët e Liverpool-it dhe kombëtares, Ruben Neves mban arkivolin. Lamtumira prekëse për Diogo Jota dhe vëllain e tij

5 Korrik, 2025

Ambrosini “bekon” Milanin e ri: Allegri, trajneri i duhur. Igli Tare është konkret, nuk shet iluzione

5 Korrik, 2025

Alen Sherri drejt huazimit te skuadra e Serie B, nuk ka hapësira te Cagliari

5 Korrik, 2025

Ter Stegen shfaqet në horizontin zikaltër, gjermani mund të zëvendësojë Sommer

5 Korrik, 2025

27 vite më i madh se Yamal…; njihuni me portierin ikonik të Botërorit për Klube në SHBA

5 Korrik, 2025

Milani starton epokën “Allegri 2”. Miqësoret verore, surprizat dhe yjet që mbërrijnë në grumbullim

5 Korrik, 2025

Radhë të gjata e vonesa në pikën kufitare të Qafë-Botës pasi policia greke arrestoi 14 punonjës të doganës

5 Korrik, 2025

Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës pas kritikave të Ramës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar. Çdo punonjës në “skaner”!

5 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.