• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

“Në 1994 ishin dy ekipe Afrikane, tani janë nëntë” — Gattuso fajëson FIFA-n për vuajtjet e Italisë në kualifikueset e Kupës së Botës

14 Nëntor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka ndezur debat pas deklaratave të tij se zgjerimi i vendeve të kualifikimit për Afrikën dhe rajone të tjera nga ana e FIFA-s e ka bërë shumë më të vështirë rrugën e Evropës drejt Kupës së Botës. Komentet vijnë në një moment delikat, teksa Italia rrezikon sërish të dërgohet në play-off, nëse të dielën nuk arrin një fitore thuajse të pamundur me nëntë gola diferencë ndaj Norvegjisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Italia fitoi 2–0 ndaj Moldavisë të enjten, fitorja e gjashtë në shtatë ndeshje, por ecuria perfekte e Norvegjisë – mes të cilave edhe triumfi 3–0 ndaj “Azzurrëve” – e ka lënë skuadrën e Gattusos para një misioni gati utopik për t’u kualifikuar direkt në Botërorin 2026.

I zhgënjyer, Gattuso vuri në shënjestër formatin aktual të kualifikueseve. “Në kohën time, nënkampionet më të mira shkonin direkt në Kupën e Botës, tani rregullat kanë ndryshuar,” tha ai, duke argumentuar se sistemi i ri shton presionin mbi ekipet që nuk janë kokë-grupesh absolute.

Lexo edhe:

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

Ai u ndal edhe te zgjerimi i vendeve për Afrikën:

“Në vitet 1990 dhe 1994 ishin dy ekipe afrikane, tani janë nëntë… Nuk është polemikë, por ka vështirësi.”

Gattuso krahasoi gjithashtu sistemin evropian me atë të Amerikës së Jugut, ku “gjashtë nga dhjetë ekipe shkojnë direkt” në Botëror, ndërsa një tjetër luan një play-off ndërkontinental – një rrugë që, sipas tij, duket më e favorshme se ajo e Evropës.

Presioni rreth kombëtares po rritet ndjeshëm. Italia, aktualisht e nënta në renditjen botërore, ka humbur tashmë dy Botërorë radhazi, atë të vitit 2018 dhe 2022, pas disfatave dramatike në play-off ndaj Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe në Moldavi, rreth 400 tifozë udhëtarë shprehën hapur pakënaqësinë e tyre, duke fishkëllyer ekipin që iu deshën plot 88 minuta për të thyer skuadrën më të dobët të grupit.

Gattuso, megjithatë, doli në mbrojtje të lojtarëve të tij, duke këmbëngulur se skuadra po jep gjithçka në fushë dhe se kritikat e tepërta vetëm sa e rrisin tensionin. Me kualifikimin ende në fije të perit, ai mban qëndrimin se FIFA duhet “ta ndryshojë sistemin në Evropë”, por deri atëherë, Italia duhet të përballet me frikën gjithnjë e më reale të një tjetër beteje të ethshme në play-off.

Tags: futbollGennaro GattusoitaliaKupa e Botës 2026

Nga Kategoria

Sporti

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026
Sporti

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026
Sporti

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026

Pas 10 ditësh konflikt, Trump deklaron: Lufta në Iran është gati për të përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.